Në sulmin ajror të regjimit të Bashar Al-Asadit në lagjen Daret el-Izze të Halepit, e cila është nën kontrollin e opozitarëve, 4 civilë humbën jetën
HALEP/ANKARA (AA) – Në sulmin ajror të regjimit të Bashar Al-Asadit në lagjen Daret el-Izze të Halepit, e cila është nën kontrollin e opozitarëve, 4 civilë humbën jetën ndërsa u plagosën më shumë se 25 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i Qendrës së Mbrojtjes Civile të lagjes, Hammud Hammud në deklaratën e tij për AA, tha se avionët luftarakë të regjimit kanë kryer 11 sulme ajrore kundrejt rajonit.
“Nga një familje humbën jetën 3 vajza dhe një grua. Në lagje janë të pranishëm elemente ushtarake”, tha Hammud.
Të plagosurit u transferuan në spitalet e improvizuara për trajtim.
Një punonjës në një spital të improvizuar Muhammed Yahya, në një audio të dërguar nëpërmjet internetit, theksoi se kanë filluar trajtimin e më shumë se 25 civilëve.
Yahya, tha se një pjesë e madhe e të plagosurve janë gra dhe fëmijë.
Në këtë vendbanim janë shkaktuar dëme të mëdha ndërsa vazhdojnë punimet e ekipeve të Mbrojtjes Civile.