1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Vazhdojnë rrëfimet skandaloze të ShBA-së ndaj PYD, fraksionit të PKK-së në Siri

Më të lexuarat

Uashingtoni mbron qëndrimin që edhe PYD, fraksioni i PKK-së në Siri, duhet të jetë pjesë e bisedimeve paqësore për Sirinë.

 

Vazhdojnë rrëfimet skandale nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me qëndrimin e tyre ndaj PYD-së fraksion i organizatës terroriste separatiste PKK në Siri.

Uashingtoni në kërkim të zgjedhjeve afatgjata politike në Siri, mbron qëndrimin se edhe PYD-ja fraksioni i PKK-së në këtë vend duhet të marr pjesë në tavolinën e bisedimeve.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner gjatë konferencës ditore për shtyp bëri të ditur se janë të mendimit që kërkimet për zgjidhje të udhëhequra nga Kombet e Bashkuara janë “rruga e vetme” për zgjidhjen e problemit të luftës civile në Siri.

“Ndërkaq zgjedhja e pjesëmarrësve në bisedimet e paqes i mbetet grupeve përkatëse dhe popullit sirian”, vlerësoi Toner.

Ndërsa në përgjigje të pyetjes se “A aludoni që në bisedimet e paqes duhet të marrin pjesë edhe PYD-ja?”, zëdhënësi Toner u përgjigj duke thënë se “Sipas mendimeve tona edhe ata duhet të jenë pjesë e këtij procesi në një pikë. PYD-ja është një grup që përfaqësohet në terren dhe duhet të dëgjohet edhe zëri i tyre në kërkimet e zgjidhjeve afatgjata”.

Mark Toner gjithashtu përsëriti se vendi i tij nuk furnizon me armë YPG-në krahun e armatosur të PYD-së.

Pas kësaj Toner u përkujtua se Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter gjatë një fjalimi të mbajtur në Senat pranoi se Pentagoni ka furnizuar me armë PYD.

Duke e bërë të ditur se nuk pajtohet me deklaratën e Carterit, Toner ripërsëriti fjalët e tij se “Armët nuk janë dhënë PYD-së”.

Ndërkaq Toner, i cili i cilësoi PKK dhe PYD si “dy grupe të ndryshme” iu shmang përgjigjes në pyetje se “Pse nuk i jepni armë edhe PYD në qoftë se ajo nuk është PKK?

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit