Vazhdojnë bisedimet për evakuimet e reja në Siri mes regjimit të Bashar al Asadit dhe ushtarakëve opozitarë pas evakuimit të 7.350 personave nga 4 rajonet nën rrethim në Siri
ANKARA/IDLIB (AA) – Vazhdojnë bisedimet për evakuimet e reja në Siri mes regjimit të Bashar al Asadit dhe ushtarakëve opozitarë pas evakuimit të 7.350 personave nga 4 rajonet nën rrethim në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Një ditë më parë nga rajoni Madaja dhe Zebadani të Damaskut që ndodhen nën rrethimin e regjimit u evakuuan 2.350 persona, ndërsa nga rajonet Fua dhe Kefreja nën rrethimin e opozitarëve në Idlib u evakuuan 5 mijë civilë dhe elementë ushtarakë. Personat e evakuuar mbërritën në rajonet e sigurta.
Sipas informaiconeve që gazetarët e AA-së në Idlib kanë informuar mësohet se delegacioni negociator i regjimit po shqyrton kërkesën në lidhje me evakuimin e 10 mijë personave të mbetur në Fua dhe Kefreja. Në këtë mënyrë dy rajonet me popullatë shiite do të evakuohen plotësisht.
Përballë kësaj opozitarët kërkojnë nga regjimi lejimin e daljes së 4.000 personave që dëshirojnë të dalin nga Madaja si dhe daljen e 150 opozitarëve nga rajoni Zebadani.
Në mesin e kërkesave të opozitarëve është edhe dalja e afërsisht 1.000 civilëve dhe opozitarëve në kampin Jermuk ku janë strehuar refugjatët palestinezë në kryeqytet si dhe lirimin e 1.500 të burgosurve nga burgjet e regjimit.