6.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Vazhdojnë bisedimet, Kurti dhe Vuçiq i rikthehen takimit në Ohër

Më të lexuarat

(E plotësuar 17:13) Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po vazhdojnë takimin në Ohër pas një pauze të shkurtër.

Më herët kishte informacione se takimi ka përfunduar, por bëhej fjalë vetëm për një pauzë të shkurtër.

Dy udhëheqësit po takohen me ndërmjetësimin e zyrtarëve të BE-së për të diskutuar zbatimin e një plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Ka përfunduar takimi i përbashkët midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Takimi ka zgjatur më shumë se një orë, ndërsa pritet që Borrell të dalë me një deklaratë.

Temë diskutimi ishte zbatimi i marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndryshe, fillimisht përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka mbajtur takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërkaq me pas edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pas takimit bilateral, diku rreth orës 15:30 ka filluar takimi trepalësh ndërmjet Borrelit, Kurtit dhe Vuçiq.

E zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një deklaratë për media theksoi se në fund të takimit, përfaqësuesi i Lartë, Borrell do të dalë me një deklaratë për media.

Ai tha se kjo deklaratë pritet të bëhet në orët e mbrëmjes. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit