Vaxhide Bunjaku dhe Muzaqete Kosumi, morën pjesë në ngjarjen – Dita e Hapur Globale e Kombeve të Bashkuara për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë
Udhëheqësja e Departamentit të Gruas pranë Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës Vaxhide Bunjaku dhe Muzaqete Kosumi (FSI), morën pjesë në ngjarjen “Dita e Hapur Globale e Kombeve të Bashkuara për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë”, të organizuar nga UNMIK – United Nations Mission in Kosovo.
Me temën “Gratë që shtyjnë kufijtë: Fuqizimi ekonomik për një të ardhme më të mirë, u diskutua për rëndësinë e përfshirjes së grave në të gjitha proceset e vendimmarrjes, në fokus për rëndësinë e fuqizimit ekonomik të grave si një mjet për të rritur pjesëmarrjen kuptimplote të tyre në sfera të ndryshme të vendimmarrjes dhe ndërtimit të paqes.
Në këtë ngjarje u bënë prezantime të shkurtëra nga gra të cilat ndanë historitë e tyre të suksesit si dhe u realizua një ekspozitë produktesh të prodhuara nga bizneset e udhëhequra nga gratë.