Nga: islamonline
Vartësia e televizionit … rrezik që i duhet kushtuar vëmendje.
Pyetje: Kam një vëlla dhjetë vjeçar, i cili integrohet krejtësisht me ngjarjet e filmave vizatimorë, saqë duhet ta thërrasim tre katër herë, derisa të ndërgjegjësohet dhe të na kthejë përgjigje. çfarë mund të bëjmë për ta ndihmuar?
Përgjigje: Motër e dashur!
Fillimisht e vlerësoj shumë interesin tënd për vëllain. Nuk dua ta mbaj të fshehtë, por shqetësimi yt duhet të jetë shqetësim i të gjithë prindërve dhe njerëzve që përkujdesen për fëmijët, për shkak të pasojave të rënda që shkakton tek fëmijët. Që në vitet shtatëdhjetë, studime të shumta tërheqin vëmendjen dhe kanë vënë alarmin lidhur me rreziqet e televizorit pa marrë parasysh përmbajtjen e asaj që transmetohet në televizor dhe që çdo shikues pëlqen të shohë. Nëse vëllai yt ka krijuar vartësi nga filmat vizatimorë, dikush tjetër është i varur nga ndeshjet e futbollit, dikush tjetër boksi, filmat etj… Problemi në fund është një i vetëm, po ashtu dhe trajtimi dhe kurimi.
Tani më lër të shpjegoj se çfarë do të thotë të shohësh televizion në përgjithësi… Ndjekja e televizionit është një ku ngacmohen qendrat ndijuese të shikimit dhe dëgjimit, të cilat menjëherë dërgojnë sinjale drejt trurit dhe si pasojë e bëjnë shikuesin pjesë të ngjarjeve. Kështu, nëse televizioni transmeton skena dhune, edhe ai ndihet si në betejë. Nëse kemi një vrasës, shikuesi mund të luajë rolin e të vrarit. Nëse kemi skena vjedhjesh plot hajdutë, unë si shikues bëhem pjesë e këtyre aksioneve, më rreh zemra më shpejt dhe mund të djersitem, ndihem i pavetëdijshëm, jam bërë pjesë e lojës dhe frikësohem se nga çasti në çast mund të na kapë policia. Nëse protagonistin kryesor e ndjek dikush që kërkon ta vrasë, unë si shikues solidarizohem me të aq shumë, saqë me mendje vrapoj siç vrapon ai. Padyshim, trupi dhe fiziku im nuk lëviz, sepse shikimi nuk është gjë tjetër veçse një ngacmim pamor ose dëgjimor që përçohet në tru dhe integrohet me të, por pa aktivitet fizik. Ajo është një gjendje pasiviteti fizik, por që shkakton çrregullime të funksioneve të trurit në perceptimin e gjërave, vëmendjen dhe memorizimin.
Më lejo që të tregoj disa shprehje nga goja e atyre që ndihen të varur prej televizorit dhe që kanë qenë subjekt eksperimentesh të ndryshme:
1 – Ndihem si nën ndikimin e një narkoze.
2 – Ndihem sikur jam hipnotizuar
3 – Ndihem sikur më është bërë shpëlarje truri.
4 – Kur fëmijët e mi ulen para televizorit, duken sikur janë në një botë tjetër, sikur kanë vdekur.
Megjithatë, prindërit nuk ndërgjegjësohen mbi rreziqet dhe pasojat e televizorit mbi zhvillimin e funksioneve perceptuese tek fëmijët. Në një studim, u zbulua se vartësia nga televizioni ishte një ndër shkaqet e shpërndarje të përqendrimit të fëmijëve kur u kërkohej të zhvillonin një detyrë shkolle. Kjo, jo sepse truri i fëmijës ishte i zënë dhe se ai sakrifikonte mësimet për të shikuar televizor, por sepse televizori shkaktonte çrregullim në përqendrimin e tij dhe ndikonte negativisht në funksionet e trurit. Në këtë rast, truri ka nevojë të rikthejë aktivitetin e tij, duke i rikthyer transmetuesit kimikë, tashmë të lodhur me shikimin e televizorit. Kjo do të thotë që ndikimi i televizorit nuk është vetëm psikologjik, por ka edhe ndikim organik dhe funksional mbi tru. Kështu që nuk është për t’u habitur kur e thërret vëllain dhe ai nuk të përgjigjet. Mos mendo se ai i injoron thirrjet tuaja dhe përgjigjen. Në fakt, ai nuk e ka mendjen tek ju, sepse ai i ka harxhuar energjitë e nevojshme të trurit, të cilat i lipsen për një funksionim të rregullt.
Bazuar në sa thamë, ju duhet të ndërmerrni hapa konkretë, të menjëhershëm dhe pozitive për ta trajtuar vëllain tënd nga vartësia si ndaj televizorit apo kompjuterit, pasi janë njëlloj. Fillimisht, do e keni të vështirë, por duhet filluar me durim dhe maturi. Ashtu siç lipset krijimi i kushteve të nevojshme për aktivitete alternative, por jo duke e privuar menjëherë nga shikimi i televizorit. Unë të këshilloj të ndjekësh hapat e mëposhtëm:
1 – Integrimin e fëmijës në aktivitete fizike që kërkojnë lëvizje, siç mund të jenë ushtrimet sportive që i pëlqejnë, sidomos sportet me shokë. Ai duhet stimuluar herë pas here dhe duhet shpërblyer për këtë.
2 – Zbulimi i hobeve të fëmijës siç mund të jetë piktura, piktura në xham etj…
3 – Integrimi i fëmijës në aktivitetet familjare, si vizitat tek miqtë dhe shokët etj…
4 – Nxitja e vazhdueshme që të lexojë tregime dhe revistat e dobishme.
5 – Shpërblimi me stimuj të ndryshëm sa herë që arrin ta reduktojë shikimin e filmave vizatimorë, herë me një shëtitje herë me ndonjë dhuratë që i pëlqen.
Në fund, dua të kujtoj se për këtë lipset kohë dhe durim. Veç kësaj, prindërit duhet të jenë pjesë e zbatimit të hapave që lart përmendëm.
Zoti të ndihmoftë!
Tw gjithw konsulencat qw publikohen nw faqe, janw mendime dhe kwshillime qw u pwrkasin vetw konsulentwve dhe jodomosdoshmwrisht shprehin dhe mendimet e shoqatws.
…