2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Varrezë masive në Prekaz?

Më të lexuarat

Gërmimet një ditë pas krijimit nga Kurti të një komisioni mbi krimet serbe

Një ditë pas themelimit të një komiteti për krimet e luftës në Kosovë, në Prekaz, aty ku ka qenë zemra e antiserbizmit me armë në dorë, zbulohet një varrezë masive.

Është Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në Kosovë që njofton se gjatë gërmimeve në Prekaz të Poshtëm, në Skënderaj, janë gjetur eshtra që mund t’i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës.

Kushtrim Gara nga ky komision tha se gërmimet e filluara në mëngjes kanë rezultuar me gjetje dhe zhvarrosje të mbetjeve mortore që mund t’iu përkasin viktimave të luftës.

“Edhe një gërmim me gjetje… Vazhdojmë me angazhimin maksimal që familjeve t’iu lehtësohet dhimbja dhe ankthit të pritjes t’i vijë fundi. Gërmimet e filluara sot në mëngjes në lokacionin në Prekaz të Poshtëm, tashmë kanë rezultuar me gjetje dhe zhvarrosje të mbetjeve mortore që mund t’iu përkasin viktimave të luftës që vazhdojnë të jenë në Listën e Personave të Zhdukur”, shkruan ai në Facebook.

Kujtojmë se një ditë më parë u përcoll dhe mesazh nga Prishtina për një padi ndaj Serbisë për krime lufte. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit