1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Valon Kurishi nga Tetova: Pse mos falet namazi në maqedonisht!?

Më të lexuarat

Kryetari i shoqatës joqeveritare “Illyricum Libertas” dhe tani i Lëvizjes mbarëkombëtare shqiptare në Maqedoni “Uniteti” Valon Kurtishi ka reaguar në lidhje me kundërshtimet e ashpra që i janë bërë deklaratës së drejtoreshës së Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare Valentina Bozhinovska e cila gjatë një konference fetare tha se maqedonasit musliman duhet të falin namazin maqedonisht. Ja çfarë shkruan Kurtishi në Facebook:

Një masë çuditërisht e madhe e shqipfolesve të Maqedonisë qenkan habitur shumë sot me faktin se Akademia maqedonase e Shkencës ka kërkuar rite fetare maqedonisht për maqedonasit muslimanë!! Po pse habiten? Habiten pasi këta duke qenë vetë apatridë pa identitet nacional të konsoliduar dhe 500 vite të vonuar ne botëkuptim, iu duket normale që ritet fetare ti kryejne në gjuhë te huaj, fëmijët e tyre ti emërtojnë me emra arabe e turke, fëmijët e tyre ti asimilojnë me parate e veta neper kolegje turke, etj.etj. Dhe rezultati pastaj del që në UÇK lufton 0.2% e popullsisë kurse në ISIS ka për kokë banori me shumë shqipfolës se Egjipti me 85 milionë banorë. Punë korakësh pa identitet, aziatë të paevoluuar. Tmerr. Kërkohet luftë e madhe iluminuese për ta nxjerrë këtë masë nga errësira mesjetare. Zot ndihmo 

shqipmedia

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit