-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

VALA po e humb tregun?

Më të lexuarat

VALA po tkurret. Përveç që është thënë se po i bie vlera, operatorit kryesor të telefonisë mobile po i ikin edhe konsumatorët. Arsye kryesore duket të jetë mungesa e risive në treg. Kjo ka ndikuar që sipas raportit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), për tregun e telefonisë mobile në Kosovë, VALA ta humbur një pjesë të konsiderueshme të tregut.
Sipas, ARKEP-së, nga janari i vitit 2011, kur VALA zotëronte 70.9 për qind të tregut të telefonisë mobile, sa i përket numrit të parapaguesve, tani ka rënë në 55.1 për qind. Shumica e konsumatorëve duket se kanë kaluar tek konkurrenti tjetër, kompania IPKO, e cila ka shënuar rritje nga 23.8 për qind në vitin 2011 në 33.5 për qind në fund të vitit 2013.

Një pjesë e konsiderueshme kanë zgjedhur të shfrytëzojnë shërbimet e operatorit virtual Z-Mobile. Madje ky i fundit, po del të jetë më atraktiv dhe ka shënuar ngritje në treg edhe pse e shfrytëzon një pjesë të konsiderueshme të teknologjisë dhe aseteve të operatorit VALA, shkruan Tribuna.

Tatëpjetën, Posta dhe Telekomi i Kosovës, sipas njohësve të ekonomisë, pati filluar që kur ka nisur procesi i privatizimit. Ndërkaq, rënia e të hyrave dhe konsumatorëve nuk është ndalur as nga menaxhmenti i ri, në krye me Ejup Qerimin. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit