Vakfi është institucionalizimi me qëllim për t’i dhënë vazhdimësi dhurimit, ndihmës dhe mirëbërësisë si shfaqje të mëshirës, dhembshurisë dhe dashurisë ndaj krijesave për hir të Krijuesit. Institucionalizimi në Fjalë është kushtimi i një pasurie Allahut, domethënë heqja dorë nga pronësia mbi një pasuri duke siguruar që ajo të përdoret përjetësisht për një qëllim shpirtëror – të besimit.
Ky qëllim shpirtëror shërben për t’i trajtuar nevojtarët përkatës të çdo kohe me dhembshuri dhe mëshirë, duke i ndihmuar ata, e duke fituar pëlqimin e Zotit. Në esencë, sakrifikimi i pasurisë dhe, po të duhet, edhe i jetës në rrugën e Allahut (xh.xh.) si një kusht i përkryerjes së besimit, është një urdhër hyjnor që duhet ta zbatojë çdo besimtar.
Në Kur’an thuhet kështu:
“Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që u besojnë Allahut dhe të Dërguarit dhe pastaj, pa rënë në dyshim, luftojnë me pasurinë dhe jetën e tyre në rrugën e Allahut! Ja, këta janë besnikët!” (el-Huxhurat, 15)
“Ata të devotshmit që japin (në rrugën e Allahut) nga çdo gjë që u kemi dhënë si pjesë të mirash!” (el-Bekare, 3)
“Allahu ka blerë nga besimtarët jetët dhe mallrat e tyre në shkëmbim të xhennetit…” (et-Tevbe, 111)
“Nga njerëzit ka të tillë që e sakrifikojnë veten dhe pasurinë për të fituar pëlqimin e
Allahut…” (el-Bakara, 207)
Islami që e konsideron këtë botë si mjedis përgatitjeje për përjetësinë dhe përjetësinë, si
vazhdimin e kësaj bote, ka ngritur drejtpeshimin më të bukur e më të përsosur mes këtyre
dy botëve për sa u përket raporteve trup-shpirt dhe materie-ide, kështu, ka siguruar truallin më të shëndoshë për një shoqëri të qetë, harmonike dhe në mirëqenie.
Vakfet e përhapura në një fushë të gjerë që kryejnë shërbime, janë institucionet më të
përsosura të dhënies, dhurimit, ndihmës dhe mirëbërësisë. Vakfi është forma më e përsosur e shfaqjes së dhembshurisë dhe mëshirës që janë shenjë treguese e Islamit ndaj çdo krijese.
Në Kur’an është urdhëruar që, si besimtarë të formuar, të japim, të dhurojmë nga gjërat më të dashura në mënyrë që të arrħmë pëlqimin hyjnor.
Për njeriun, gjërat më të larta e më të rëndësishme për nga vlera janë shpirti (jeta) dhe
malli (pasuria). Blerja e xhennetit dhe fitimi i pëlqimit të Allahut janë të mundura me anë
të dhurimit në rrugën e Allahut. Eshtë për këtë arsye që njerëzve që e dhurojnë bujarisht pasurinë dhe jetën, pra, çdo gjë që kanë, në rrugën e Allahut, u është thënë “njerëz vakëf”. Me të vërtetë, njerëz të tillë janë të denjë të kujtohen dhe përmenden në këtë mënyrë ngaqë ia kanë kushtuar (e kanë bërë vakëf) veten bashkë me të gjitha mundësitë e veta për mirëbërësi dhe dobi!
Njerëz të tillë marrin përsipër një detyrë jashtëzakonisht me rëndësi në sigurimin e qetësisë dhe kënaqësisë së shoqërisë. Sepse veprimtaritë dhe shërbimet e tyre, përgjithësisht, duke mos qenë të posaçme për jetën e përkohshme të kësaj bote, me anë të institucioneve të ngritura prej tyre, paraqesin vazhdimësi në mënyrë përfshirëse edhe për kohët e ardhshme. Ata që ndodhen më në krye të njerëzve vakëf janë profetët, prijësit dhe besimtarët që kanë arritur përkryerjen nën edukimin e tyre. Ata e kanë bartur në të katër anët e botës entuziazmin e besimit të zemrave të tyre dhe prapë ata janë që kanë mbushur faqet e arta më të zgjedhura të historisë!
Fakti që koha jonë është skenë e një mħë e një shqetësimeve për shkaqe shoqërore dhe ekonomike, është rrjedhojë, deri diku, edhe e faktit që vakfet e vjetra e të pasura janë rrënuar tejet, ndërkaq që të rejat mbeten të pamjaftueshme përballë nevojave. Për kompensimin e kësaj pamjaftueshmërie duhet që njerëzit e kamur të ditëve të sotme të tregojnë zellin dhe përpjekjet e duhura, sepse përgjegjësia në këtë çështje u bie, para së gjithash, atyre.
Në hadithin profetik porositet kështu:
“Kur vdes njeriu, bashkë me të merr fund edhe veprimi dhe mirësia e akteve dhe punëve të tij me përjashtim të: 1) sadakasë rrjedhëse; 2) diturisë nga e cila vazhdojnë të përÀtojnë njerëzit; 3) fëmija i dobishëm që lutet pas tij për të!” (Muslim, Vasijje, 14)
“Kur vdes personi, mirësitë e të gjitha akteve të tij ndërpriten (bashkë me ndërprerjen e akteve), me përjashtim të sadakasë (lëmoshës, mirëbërësisë) që vazhdon të veprojë, të diturisë së lënë prej tij, nga e cila vazhdojnë të përętojnë njerëzit, dhe të fëmijës së dobishëm i cili lutet pas tij për të!” (Muslim, Vasħje, 14)
Dijetarët islamë kanë deklaruar se me sadakanë (lëmoshën, mirëbërësinë) që vazhdon të veprojë, e cila, në terminologjinë përkatëse, quhet sadakatu’l-xharije (mirësi rrjedhëse), përgjithësisht bëhet fjalë për vakfin. Sadakatu’l-xharije ose mirësi rrjedhëse quhet lënia, për pëlqim të Allahut, e një vepre që kryen shërbim të vazhdueshëm, të pandërprerë. Ka lumenj dhe çezma që vazhdojnë të rrjedhin të kthjellta qysh kur është krijuar bota. Ja, këtyre ujrave të rrjedhshme ua përngjason Profeti një sërë dobish të bëra në rrugën e Allahut. Ndërkaq, “uji i rrjedhshëm” për të cilin aludon Profeti, është diçka më e ndryshme, është një çezëm që do të rrjedhë jo vetëm gjer në kiamet, por gjer në përjetësi, duke i sjellë vazhdimisht personit lutje dhe shpërblim, dhe kjo çezëm është sadakaja rrjedhëse me veprim të vazhdueshëm që do ta kredhë personin në dritë të përjetshme. Duke i vënë gjithësinë me gjithë çka brenda në dispozicion të njeriut, Allahu i Lartë e ka bërë njeriun përgjegjës.
Fëmijët, malli, pasuria, shëndeti janë amanete të lëna njeriut brenda kësaj përmbajtjeje. Njeriu është i detyruar t’i mbrojë këto me rreptësi. Përdorimi i amanetit duke e respektuar atë ashtu siç duhet dhe duke pasur për orientim pëlqimin e Allahut, është nga pretekstet më me rëndësi për tërheqjen e mëshirës dhe begatisë hyjnore.
Ashtu siç shprehet poeti Junus Emre në vargjet e mëposhtme, pasuria në kuptim të vërtetë i përket Allahut. Njeriut i është dhënë e drejta e përdorimit dhe administrimit të saj vetëm për një fragment kohe të caktuar: Thonë i zoti i mallit, i zoti i pasurisë; Kush është i zoti i parë i pasurisë? Malli, gënjeshtër; pasuria, gënjeshtër… Merru dhe ti pak me to në s’paç punë tjetër!
Prandaj, një nga kushtet për të mund të qenë një besimtar i përkryer, është të jetosh me vetëdijen se “pasuria është amanet”! Nisur nga kjo, përdorimi i pasurisë ose kapitalit jashtë kritereve të dhënies, dhurimit dhe ndihmës konsiderohet si tradhti ndaj amanetit. Jo vetëm llogaria e kësaj tradhtie do të jetë e rëndë në jetën tjetër, por është e qartë edhe se kjo do të shkaktojë në këtë botë kriza në planin individual e shoqëror.
Ndërkaq, zelli dhe bashkëpunimi në fushën e dhënies, dhurimit dhe ndihmës janë shprehje të një falenderimi konkret ndaj Allahut të Lartë për të mirat që na ka dhënë!
Bereqeti ose begatia e vërtetë e mirësive të bëra në rrugën e Allahut dhe për pëlqim të Tij varet nga qëllimi dhe principialiteti e sinqeriteti i personit. E rëndësishme është që aktet dhe veprimet të kryhen me principialitet, sinqeritet dhe devocion. Edhe për mirësinë më të vogël të bërë për pëlqimin e Tij, Allahu i Lartë dhuron begati të mëdha. Në Kur’an theksohet:
“Gjendja e atij që e shpenzon pasurinë në rrugën e Allahut dhe për pëlqim të Tij, është si gjendja e farës së grurit nga e cila del një kalli me njëqind kokrra gruri. Allahu i jep me shumëfish atij që dëshiron. Allahu është dhurues i madh dhe që di me të vërtetë!” (el-Bakara, 261)
Profeti (s.a.s.) porosit: “Kush ndërton një faltore për hir të Allahut, Allahu ngre për të një pallat në xhennet!” (Muslim, Mesaxhid, 24)
Një prej dobive më të rëndësishme të vakfeve është edhe pengimi i pronarëve të pasurive nga rrëshqitja në shpenzim të kotë, shpërdorim dhe dëfrim. Synimi kryesor në ngritjen e vakfeve është fitimi i pëlqimit të Allahut dhe arritja e shpëtimit në jetën tjetër, ahiret. Kështu, ky synim është përmbledhur në shprehjen koncize “et-takarrub il’lallah” (pretekst për afrim ndaj Allahut) dhe është pranuar si një nga kushtet e vlefshmërisë së vakfit.
Vakëfi është forma e institucionalizuar e dhembshurisë dhe dashurisë për krijesat për hir të Krijuesit.
Prandaj është e domosdoshme të tregohet ndjeshmëri e lartë në çështjen e vakefit dhe respekt i veçantë për këtë amanet hyjnor. Gjatë gjithë historisë është qëndruar me rreptësi mbi këtë çështje dhe, kur ky amanet është shkelur, fundi i asaj shoqërie ose i shkelësve të amanetit ka qenë i dhimbshëm. Për shembull, deveja e dhënë profetit Salih (a.s.) s’ka qenë pronë e askujt, por vetëm një lloj malli vakëf i ofruar njerëzve nëpërmjet profetit Salih që të përfitojnë prej saj. Pronari i saj ishte Zoti. Por fisi i tërbuar e vrau devenë duke e shkelur atë amanet dhe, si përfundim, u shkatërrua.
Kështu, të parët tanë kanë thënë: “Ruhuni nga vav-et (nga shkronjat v: nga betimi i kotë me vallahi, nga pozita e valiut-qeveritarit të papërgjegjshëm, nga të qenët vasi-trashëgimtar që nuk i zbaton të drejtat e të tjerëve dhe nga malli i vakëfit të shpenzuar jo sipas qëllimit që sjell një dënim të rëndë) dhe nga përgjegjësia!..”
Meqë nuk do të jetë i mundur pajtimi me mirëbërësin nëse malli i vakëfit shpenzohet nga drejtuesit e tij në mënyrë të padenjë, më në fund, llogaria dhe vendimi do t’i mbeten gjykatës hyjnore!
Thelbi i kësaj thënieje është jo heqja dorë nga detyrat dhe përgjegjësitë, por domosdoshmëria e marrjes përsipër të detyrave dhe përgjegjësive duke i kryer ato siç duhet dhe duke i mbrojtur të drejtat e secilit. Për shembull, në lidhje me vakfet, malli i dhuruar si vakëf del nga pronësia e ish pronarit të tij, nuk mund të shitet, nuk mund të falet dhe nuk mund të lihet si trashëgim. Prandaj, në krye të vakëfnameve (akt-dhurimeve) shkruhen edhe lutje, edhe mallkime.
Lutja u kushtohet atyre që nuk e lënë mangut shërbimin për vakfin, kurse mallkimi u kushtohet atyre që i shkelin kushtet e vakfit dhe bëhen pengesë për shërbimin dhe plotësimin e qëllimit të vakfit. Si mallkim, përdoren, përgjithësisht, këto fjali:
“Mbi atë që i prish ose i ndryshon kushtet e këtij vakfi, rëntë mallkimi i Allahut, i profetëve, i engjëjve, i njerëzve dhe i të gjitha krijesave!..”
Edhe Fatih Sulltan Mehmeti II e ka shkruar të njëjtin mallkim në akt-dhurimin e tij të Aya Sofisë.
Këto lloj mallkimesh që ndodhen në vakëfnamet ose akt-dhurimet, janë një lloj kërcënimi moraloshpirtëror. Ndjeshmëria në administrimin dhe mbrojtjen e vakfit ka fituar në Islam rëndësi të atij niveli, sa thënia “Kushti i vënë në vakëf është ligj (i Zotit)”. Ashtu siç nuk mund të mendohet që një ajet i Kur’anit të ndryshohet, ashtu dhe nuk mund të mendohet që kushtet e vëna nga aktdhuruesi të ndryshohen.
Fakti që shumica e vakfeve të bëra shekuj më parë kanë arritur gjer tek ne pa pësuar ndryshim në entitetin e tyre, është gjithmonë në sajë të respektimit të këtij rregulli themelor.
Për herë të parë në histori, vakfet kanë filluar me mjediset e përbashkëta të adhurimit, pastaj janë zgjeruar më vonë duke përfshirë shumë fusha shoqërore.
Profeti ynë (s.a.s.) si një personalitet shembullor dhe i dërguar si mëshirë për botët, ka porositur për mëshirë si më poshtë, duke treguar edhe vetë në jetën e tij modele të dhurimit: “Kini mëshirë për banorët e tokës në mënyrë që edhe banorët e qiellit të kenë mëshirë për ju!” (Tirmidhi, Birr, 16)
Siç dihet, ai është në çdo fushë shembull i përsosur për ummetin, bashkësinë e vet. Kështu, ai i pati dhuruar në rrugën e Allahut shtatë kopshte hurmash që kishte në Medine dhe më vonë pjesën e vet nga kopshtet e hurmave të Fedekut dhe Hajberit. Edhe sahabet, shokët e tij të zgjedhur, duke parë shembullin e tij, i patën dhuruar si vakëf shumë prona të patundshme që sillnin të ardhura të mëdha.
Për këtë, Xhabiri (r.a.) ka thënë: “Nuk di asnjë nga muhaxhirët dhe ensarët që të kenë pasur mundësi dhe të mos kenë dhuruar!” (Ibnu Kudame, el-Mugni, V, 598)
Në Hajber, Omerit i ra një pjesë një parcelë e madhe me hurma. Pastaj, për tri net me radhë, atij iu tregua në ëndërr se duhet ta dhuronte atë parcelë. Dhe ai shkoi te Profeti për ta pyetur se ç’duhet të bënte me hurmatë. Profeti (s.a.s.) i tha: “Po dëshirove, dhuroje atë hurmishte për Allahun! Atëherë, ajo nuk shitet e blehet, nuk dhurohet dhe nuk lihet trashëgim. Prodhimi i saj vetëm dhurohet!” Omeri e dhuroi parcelën me hurma dhe prej saj përfituan ata që luftonin në rrugën e Allahut, skllevërit që deshën të shpëtonin nga skllavëria, vizitorët udhëtarë dhe shumë nevojtarë të tjerë! (Shih Buhari, Vesaja, 22, 28.)
Dhënia në rrugën e Allahut nga gjërat e dashura dhe dhënia me gjithë zemër kanë shumë rëndësi. Një ditë, kur sahabet ishin mbledhur në xhaminë profetike dhe po dëgjonin bisedën frymëzuese të Profetit, ai u përmendi atyre këtë ajet: “Kurrë nuk mund të arrini mirësinë e vërtetë pa dhënë nga gjërat që doni më shumë! Çfarëdo që të jepni, Allahu e di me të drejtë!” (Al-i Imran, 92)
Ebu Talha (r.a.) që ndodhej mes tyre, në ndikimin e këtij ajeti, i tha kështu të Dërguarit të Allahut (s.a.s.): “O i Dërguari i Allahut! Në librin e Tij, Allahu urdhëron, “Kurrë nuk mund të arrini mirësinë e vërtetë pa dhënë nga gjërat që doni më shumë!..” Pjesa më e çmuar nga pronat e mia dhe që unë e dua më shumë, është bahçja “Bejruha”. Që nga ky çast, unë po ua lë atë Allahut dhe të Dërguarit të Tij! Shpresoj se Allahu më çon te mirësia e vërtetë dhe ma bën atë ushqim në jetën tjetër! Përdore atë si të duash!” (Shih Buhari, Vesaja, 17)
Siç rrëfehet, për ta zbatuar vendimin e tij, Ebu Talha (r.a.) shkoi te bahçja. Kur arriti aty, gjeti të shoqen tek po rrinte nën hijen e një hurme. Ai nuk hyri brenda. E shoqja e pyeti: “Ç’pret aty jashtë, o Eba Talha? Hyr brenda!” Ebu Talha i tha: “Unë s’mund të hyj brenda; edhe ti mblidhi plaçkat dhe dil jashtë!” E habitur para kësaj përgjigjeje të papritur, e shoqja e pyeti: “Pse, o Eba Talha? A s’është kjo bahçe e jona?” Ebu Talha iu përgjigj: “Jo! Tani kjo bahçe është e të varfërve të Medines!” Dhe i tregoi asaj me gëzim për përmbajtjen e ajetit dhe vlerat e kësaj lloj faljeje. Atëherë e shoqja e pyeti:
“Mirë, po, a e fale bahçen vetëm në emrin tënd, apo të të dyve ne?” “Të të dyve!” – Iu përgjigj Ebu Talhai. Atëherë, ai dëgjoi këto fjalë plot kënaqësi të së shoqes: “Allahu qoftë i kënaqur me ty, Ebu Talha! Edhe unë, kur shihja të varfërit rreth nesh, po këtë mendoja, por s’kisha guxim të ta thoja! Allahu na e pranoftë mirësinë tonë! Ja tek po dal dhe unë!”
Osmanët që patën treguar kujdesin, zellin dhe përpjekjen më të madhe për të ndjekur rrugën e Profetit dhe të shokëve të tij, patën arritur kulme në çështjen e mirësive dhe vakëfeve dhe në këtë çështje qe shkuar aq përpara, saqë dashuria dhe dhembshuria islame pati përfshirë edhe kafshët dhe bimët! Duke e bërë për vete parim deklaratën e hadithit profetik, “më i miri i njerëzve është ai që është më i dobishëm për ta” (Sujuti, el-Xhamiu’s-Sagir, II, 8), osmanët me anë të vakfeve patën ngritur vepra të panumërta madhështore e të përhershme. Shërbimet dhe veprimtaritë e vakfeve të themeluara te osmanët kishin një përmbajtje të pasur. Fakti që ato, me synimin për t’u bërë të dobishme për shoqërinë, paraqisnin ndryshime dhe shumëllojshmëri sipas kohës, vendit, krahinës dhe prirjeve, tregon qartë se sistemi ishte jo statik, por dinamik.
Edhe pse s’është e mundur për të treguar dhe renditur këtu të gjitha llojet e vakfeve të themeluara te osmanët dhe të fushave të shërbimit të tyre, mund të jepen disa shembuj të rëndësishëm sa për të pasur një ide:
– ndërtimi dhe mirëmbajtja e xhamive, faltoreve;
– medresetë dhe institucionet kërkimore e shkencore;
– shërbimet e strehimit, hanet, hamamet dhe shërbimet shëndetësore;
– namazgjahet, libraritë, bibliotekat dhe shtëpitë e pritjes;
– puset, ujësjellësit, harqet ujësjellëse dhe çezmat;
– gjelltoret publike, çerdhet dhe kopshtet e fëmijëve;
– çlirimi i robërve dhe skllevërve;
– sigurimi i lëndës djegëse për të varfërit;
– zëvendësimi me të reja i enëve të thyera nga shërbëtorët me qëllim që të mos qortoheshin dhe poshtëroheshin nga zotërinjtë;
– përgatitja e pajës për vajzat jetime;
– pagimi i borxheve të borxhlinjve;
– ndihmat për gratë e veja dhe nevojtarët;
– ndihma në ushqime dhe veshje për nxënësit e shkollave;
– shërbimet funerale për të varfërit dhe të vetmuarit;
– dhurata festash për fëmijët dhe të vetmuarit për t’i gëzuar edhe ata;
– mbrojtja e grave të moshuara dhe të vetmuara.
Osmanët që patën ngritur, veç këtyre, vakfe në çdo fushë që mund t’i shkojë njeriut nëpër mend, patën vënë në shesh një pasuri ndihme dhe mirësish në atë masë që qytetërimi osman mund të quhet “qytetërim vakfesh”!
Me të vërtetë, vakfet mund të konsiderohen shenjë dalluese e qytetërimit osman! Ndërkaq, dëshirojmë të ndriçojmë një pikë duke u mbështetur mbi rëndësinë e saj meqë është pretekst për të përcaktuar ndjeshmërinë fetare të etërve tanë. Në kohën e vet, për Mekën Bujare dhe Medinen e Ndritshme qenë ngritur mijëra vakfe që emërtohen me një emër të përgjithshëm, “Vakfet Haramejn”, “Vakfet e dy Qyteteve të Shenjtë”.
Këto lloj vakfesh të ngritura për të siguruar paqen, qetësinë dhe mirëqenien shoqërore në ato toka të bekuara, haseshin në të katër anët, nga Europa Qëndrore gjer në Jemen, dhe për to qe ngritur një administratë e veçantë. Në sajë të vakfeve të caktuara për ato qytete të bekuara e të shenjta nga ana e padishahëve osmanë, e shumë burrave të shtetit dhe e pasanikëve të tjerë mirëbërës, shërbimet e kryera atje kanë fituar miratimin dhe falenderimet e gjithë botës islame.
Shijimi i pasurisë fillon me ruajtjen nga shpenzimi i saj në vend të gabuar. Për këtë, duhen menduar gjithmonë të papasurit dhe të vetmuarit, duhet qëndruar gjithmonë pranë tyre. Shoqëria që e nënvleftëson dhe e lë mënjanë të varfërin, nuk mund të gjejë lumturi, nuk mund të arrijë qetësinë e ndërgjegjes. Prandaj Profeti ka porositur: “Më i miri i njerëzve është ai që bëhet më i dobishëm për ta!” (Sujuti, el-Xhamiu’sSagir, II, 8)
Nga ana tjetër, të tërheqin vëmendjen edhe vakfet e ngritura për të mbrojtur gratë dhe zonjat e moshuara dhe të vetmuara. Për të mos prekur krenarinë dhe dinjitetin e atyre zonjave të moshuara me ndihmë të drejtpërdrejtë, vakfet siguronin për to lesh të larë e të krehur në mënyrë që ato të tirrnin dhe kështu, ta fitonin vetë jetesën.
Te osmanët, ndjeshmëria ndaj vakfeve qe ngritur në një nivel aq të lartë, sa, siç u tha edhe më lart, shërbimet dhe mirëbërësia e tyre përfshinte edhe mbrojtjen e bimëve e të kafshëve.
Në atë kohë qenë ngritur qendra kurimi për kafshët e sëmura ose të plagosura, shpenzimi i të cilave përballohej nga vakfet e ngritura apostafat për këtë qëllim. Lidhur me këtë, për ato që kishte parë në tokat e perandorisë gjatë kohës që pati jetuar këtu, francezi Comte de Bonneval pati thënë me habi kështu: “Në vendin e osmanëve është e mundur të shohësh edhe turq të çmendur sa për të dhënë para për të paguar punëtorë që të ujisin pemë joprodhuese vetëm që të mos thahen (të mos vuajnë!) nga vapa!”
Meqë institucioni i vakfit ishte shprehje e pjekurisë moralo-shpirtërore, kjo veprimtari është realizuar në një formë më të gjerë më shumë në popujt ose shoqëritë që kishin të kultivuar vetëmohimin, bujarinë, principialitetin dhe sinqeritetin në kuptimin të plotë, e këto janë rezultat i pjekurisë shpirtërore. Te osmanët, nga sulltani e gjer te njeriu i thjeshtë, pothuajse çdo njeri kishte vetëdijen dhe ndjeshmërinë e vakfit, domethënë dhurimit, ndihmës dhe mirëbërësisë.
Edhe prijësit e shquar që i tregonin popullit rrugën e besimit, në çdo rast i nxisnin njerëzit në mirëbërësi. Për shembull, në një letër që i shkruante Muratit III, Aziz Mahmud Hydaji e këshillonte sulltanin kështu: “Sulltani im! Ashtu siç pati bërë edhe gjyshi yt Kanuniu që e pati bërë me ujë popullin e Stambollit duke e sjellë që larg nga malet, edhe ti sill dru nga pyjet dhe shpërndajua popullit të Stambollit këtë dimër!”
Osmanët që sundonin mbi një pjesë të madhe të gjeografisë së botës dhe që i bënin ngjarjet historike të rridhnin në drejtimin që dëshironin, qetësinë dhe kënaqësinë në shoqëri e patën siguruar me anë të vakfeve dhe i patën dhënë mundësi kujtdo, të pasur e të varfër, të shëndoshë e të sëmurë, të fuqishëm e të pafuqishëm, të jetonte në emocionet e një vëllazërie!
Kështu, shoqëria osmane, në sajë të kulturës së pasur të vakfeve, pati arritur që në atë kohë kulmin e “drejtësisë shoqërore” që kombet e qytetëruara të sotme e kanë qëllim të tyre. Eshtë për këtë arsye që në letërsinë osmane nuk qe shfaqur romani gjer në periudhën e shembjes. Vonesën e shfaqjes së romanit në letërsinë osmane-turke, i ndjeri Xhemal Meriç e shpjegon kështu:
“Në jetën osmane nuk kishte dramë që të kishte roman!”
Megjithëse në krishterizëm, mëshira konsiderohet shenjë dalluese, vakfet si institucione të dhembshurisë dhe mëshirës, në perëndim nuk janë aq të përhapura sa tek ne.
Kujtimet e diplomatëve të huaj që kanë punuar në shtetin osman, tregojnë se shumica e vakfeve ose, siç quhen atje, fondacione, në perëndim janë ngritur me këshillën dhe nxitjen e tyre.
Kujtimet e ambasadorit të njohur francez Busberg janë shembull tipik i veprave që shprehin pohime të këtilla. Njëra prej specifikave të respektuara gjatë shërbimeve të kryera te osmanët nëpërmjet vakfeve ka qenë mosnjohja me njëri-tjetrin e dhënësit të ndihmës me marrësin e ndihmës. Në sajë të kësaj specifike, mirëbërësit shpëtonin nga sëmundja e veprimit për t’u dukur dhe përfitonin nga lutjet e panjohura që janë më të pranuara.
Njërën prej shfaqjeve më të bukura të kësaj ndjeshmërie e shohim në akt-dhurimin e Sulltan Mehmetit II:
“Unë, ngadhnjyesi i Stambollit, robi i ngratë Fatih Sulltan Mehmedi, po lë si vakëf sipas kushteve të mëposhtme 136 dyqane që ndodhen në periferi të qytetit dhe që i kam blerë me paratë që i kam fituar vetë me djersën e ballit, kështu: Me fitimet e nxjerra nga kjo pasuri e patundshme, po caktoj dy persona me nga 20 akçe pagë në muaj që të dalin në orë të caktuara të ditës nëpër rrugët e Stambollit me enë me pluhur gëlqereje dhe qymyre në duar për t’i hedhur mbi pështymat e njerëzve që kanë pështyrë përtokë. Veçanërisht po caktoj 10 kirurgë, 10 mjekë dhe 3 mjekues plagësh që, në ditë të caktuara, të dalin nëpër rrugët e Stambollit, të trokasin në çdo derë e të pyesin se mos ka të sëmurë brenda. Po të ketë, të hyjnë e t’i mjekojnë e t’i shërojnë, ndryshe, pa marrë asnjë shpërblim nga të afërmit e tyre, t’i bartin e t’i shtrojnë në spital për t’u shëruar. Zoti mos e dhëntë, mund të ndodhë që të jetë kohë krize ushqimesh. Atëherë, për të mos mbetur të sëmurët pa ngrënë, 100 armët që kam lënë për këtë rast, t’u jepen gjuetarëve që të gjuajnë në pyjet e thella përveç kohës së riprodhimit e të mos i lënë të sëmurët pa ushqim. Në strehimoren që kam ndërtuar brenda kompleksit tim, të strehohen e të hanë ushqim familjet e dëshmorëve dhe të varfërit e qytetit të Stambollit. Kurse atyre që s’munden të vinë vetë për të ngrënë ose për të marrë ushqim, t’u çohen ushqimet në errësirën e mbrëmjes në enë të mbyllura dhe pa u parë nga askush…”
Siç shihet, Fatihu vë rregullat më të ndjeshme të etikës për të ruajtur individët nevojtarë që shoqëria është e detyruar t’i mbrojë. Ai merr masa madje edhe ndaj veprimeve të rralla për atë kohë, si pështyrja përtokë. Ndërsa urdhëron që të sëmurët të ushqehen me mish gjahu për të gjetur shërim ose kur mungon ushqimi, e ndalon gjahun në periudhën e riprodhimit për të ruajtur “ekuilibrin ekologjik”. Marrja e masave pesëqind vjet më parë për ruajtjen e ekuilibrit ekologjik kundër ndotjes së mjedisit, gjë që është një ndër problemet më të mprehta të ditëve të sotme dhe një ndër rreziqet më të mëdha të së ardhmes, është një tabllo mësimdhënëse për njeriun e ditëve të sotme. Shpërndarja e ushqimit për familjet e dëshmorëve në enë të mbyllura dhe në errësirën e natës është një shembull i pashoq besnikërie për mbrojtjen e nderit dhe dinjitetit të tyre.
Siç ka bërë të ditur i Dërguari i Allahut, personi mëkatar që i pati dhënë ujë një qeni që mezi po merrte frymë nga etja e madhe, vetëm për shkak të kësaj mëshire të treguar prej tij, i qenë falur mëkatet dhe pati merituar xhennetin, parajsën. Në kundërshtim me këtë, gruaja që, duke u sjellë në mënyrë të pamëshirshme ndaj një maceje të uritur, qe treguar mospërfillëse ndaj saj, qe dënuar me xhehennem! (Shih Muslim, Selam, 153, 151)
Në shoqërinë osmane ku Islami zbatohej në mënyrën më të bukur, respektimi i nderit dhe dinjitetit të tjetrit qe kthyer në normë të moralit shoqëror. Për shembull, nëse në një shtëpi kishte të sëmurë, si shenjë e kësaj, vihej në dritare një lule e kuqe dhe, atëherë, shitësit ambulantë, madje edhe fëmħët e kuptonin se duhet të kalonin në heshtje aty pari në mënyrë që të mos e shqetësonin të sëmurin! Eshtë shumë e vështirë për ta përcaktuar numrin e vërtetë të vakfeve të ngritura në shtetin osman.
Ndërkaq, janë përcaktuar gjer më 26300 vakfe; edhe ky numër është mjaft domethënës për të treguar gjerësinë e vetëmohimit të etërve tanë. (Në shtetin osman, personi që ngrinte një vakëf, pasi e legalizonte vakfijen ose aktdhurimin e tij te kadiu-gjykatësi, e regjistronte në Defterhanen e Stambollit. Akt-dhurimet e regjistruara në Defterhanen e Stambollit ndodhen sot në Ankara, në Arkivin e Drejtorisë së Përgjithshme të Vakfeve. Aty ndodhen rreth 26300 akt-dhurime.) Detyra e kryer nga vakfet paraqet një rëndësi më të madhe në periudhat kur shteti është tronditur dhe dobësuar për shkak të luftërave dhe problemeve të jashtme e të brendshme. Pas luftës ruso-turke të viteve 1877-78, kur, për shkak të humbjeve të mëdha territoriale në pjesën europiane, qindramijëra vetë u dyndën për në Stamboll, ishin vakfet ato që e përballuan këtë dyndje më shumë se shteti. Po kështu pati ndodhur edhe pas Luftës Ballkanike dhe Luftës I Botërore dhe po kështu ndodhi së fundi, pas tërmetit të rëndë të Marmarasë më 17 gusht 1999.
Ndërkaq, vakfet janë ngritur dhe ngrihen jo më shumë për të përballuar kriza të tilla të mëdha, sesa për një asistencë shoqërore normale e të përditshme, edhe kur shteti dhe populli janë të fuqishëm.
Institucionet e mirëbërësisë të ngritura nga etërit tanë që s’njihnin ç’ishte fanatizmi, për të gjithë njerëzit pa dallim race e feje, kanë lënë të mahnitur jo vetëm autorët e paanshëm krishterë e perëndimorë, por edhe udhëtarët dhe studiuesit që, për shkaqe të ndryshme, i kanë parë turqit me paramendim dhe qëllim të keq.
Në veprën e tij me titull “Gjenealogjia dhe morali i turqve të vjetër”, autori turk Ismail Haki Danishmend ka dhënë shembuj të panumërt mbi këtë çështje. Për shembull, udhëtari i njohur francez Du Loir, në librin e tij me shënime udhëtimi të botuar në Paris, shkruan: “Po i përmbledh për ju veçoritë e sotme të zakoneve dhe traditës turke me këto fjalë: Ndihma dhe mirëbërësia e tyre përfshin jo vetëm njerëzit, por edhe kafshët! Në të gjithë shtetin osman ka shtëpi strehimi të quajtura “imaret”. Sipas kushteve të vëna nga ngritësi i institucionit dhe mirëbërësi, aty u jepet ndihmë të gjithë nevojtarëve, sipas nevojave që kanë, pa marrë parasysh fenë së cilës i përkasin. Të gjithë udhëtarët mund të qëndrojnë aty tri ditë dhe, për sa kohë që të rrinë, në çdo haje u jepet nga një pjatë pilaf.
Në qytetet, përveç imareteve ose shtëpive të strehimit, në anë të rrugës gjenden ndërtesa publike të quajtura “karvansaraj” (pallate karvanesh) me dyer gjithmonë të hapura për çdo person. Turqit ndërtojnë gjatë gjithë rrugëve për mirëbërësi çezma për t’i shpëtuar udhëtarët nga etja. Veç këtyre, brenda qytetit, ndërtojnë pika për shpërndarjen e ujit të pijshëm, të quajtura “sebil”, ku shërbejnë nëpunës me rrogë mujore. Pasanikët i vizitojnë burgjet për t’i shpëtuar të burgosurit për shkak të borxheve. Ata hetojnë në fshehtësi nevojat e të varfërve që u vjen turp ta tregojnë veten dhe të kërkojnë ndihmë, dhe ua plotësojnë nevojat.”
De la Motraye thotë kështu: “Tek turqit, edhe sikur dikujt t’i digjet shtëpia e t’i bëhet hi me gjithçka, nuk dëgjohen klithma grash e të qara fëmijësh siç ndodh me popujt e tjerë. Te njerëzit që e kanë humbur në këtë mënyrë tërë kamjen, shihet një nënshtrim dhe dorëzim i plotë tek Zoti. Ndërkaq, populli mirëbërës mbledh ndihma të mjagyueshme, disa herë edhe mbi nevojat, për t’ia rindërtuar dhe shtruar shtëpinë familjes së dëmtuar.”
Kurse Corneille Le Bryn i përshkruan kështu vëzhgimet e tij: “Eshtë e pamundur të mohohet se turqit janë shumë të dhënë pas ndihmës dhe mirëbërësisë dhe se, në këtë drejtim, kanë bërë shumë më tepër se krishterët. Kjo është dhe njëra prej arsyeve kryesore që në shoqërinë osmane hasen më pak lypsarë. … Turqit që s’kanë mundësi të ndihmojnë nga qeseja, e japin ndihmën duke punuar. Për shembull, mirëmbajnë rrugët, mbushin depot e ujrave të vendosura në intervale të caktuara gjatë rrugëve, u shërbejnë si udhërrëfyes udhëtarëve, ndihmojnë në kapërcimin e ujrave të fryra, të urave, etj. Dhe nga të gjitha këto shërbime ata as nuk presin, as nuk marrin shpërblim. Edhe sikur dikush t’u propozojë disa akçe, i refuzojnë duke thënë se ndihmën e bëjnë për pëlqim të Zotit.”
Të tërheqin vëmendjen edhe këto vërejtje dhe konkluzione të Mouradgea d’Ohsson-it: “Në çdo shtresë të popullsisë, prindërit dhe të afërmit, duke u bërë shembull për fëmijët, i mësojnë ata qysh të vegjël se si të japin ndihmë e të bëjnë mirë. Në sajë të këtyre virtyteve të larta të quajtura ndihmë dhe mirëbërësi, ndjenjat negative te personi, si egoizmi, koprracia dhe pangopësia zbehen krejt dhe në zemrën e njeriut shtresohet ndjenja e ndihmës ndaj të tjerëve. Si rrjedhojë, këto punë nuk u vijnë aspak rëndë muslimanëve dhe në këtë fushë ata ndodhen në një nivel shumë më të lartë se të gjithë popujt e tjerë.”
Fragmentet e marra nga udhëtari perëndimor Hunke nga letra e një të riu të shtruar në spital për të atin, e ilustrojnë shumë bukur përsosmërinë e sjelljes në lidhje me interesimin dhe kujdesin e vakfeve për të varfërit dhe të sëmurët: “Baba i dashur! Në letrën që më dërgoje, më pyesje se a kam nevojë për para. Kur të dal nga spitali, do të më japin një palë rroba të reja dhe pesë florinj që të mos kem nevojë të filloj menjëherë nga puna pa bërë pushim. Prandaj nuk është nevoja të shesësh dhen nga tufa…
Të them të drejtën, s’ma do zemra të dal prej këtu. Dyshekët të butë, çarçafët të bardhë si bora, batanijet të buta si kadife! Në çdo dhomë ka çezmë. Në netët e ftohta, të gjitha dhomat ngrohen. Ata që na mjekojnë, janë njerëz shumë të dhembshur e të mëshirshëm. Çdo ditë, atyre që ua tret stomaku, u japin mish të skuqur pulash ose dhensh. Fqinji im i shtratit, për të shijuar edhe ca kohë më shumë pulat e pjekura, u soll për një javë të tërë sikur s’ishte shëruar, aq sa edhe mjeku dyshoi dhe, për ta provuar se ishte shëruar, e lejoi të hante një bukë dhe një pulë të tërë dhe pastaj e nisi për në shtëpi. Prandaj, eja menjëherë para se të ma vënë para një pulë e një bukë të tërë për ta ngrënë!..”
Ndërkaq, nga 26300 vakfe të regjistruara, të ngritura në periudhën osmane, për të cilat folëm më lart, të tërheq vëmendjen fakti se rreth 1400 prej tyre janë ngritur nga zonjat e pasura të familjeve sulltanore ose familjeve të tjera fisnike të dinastive të ndryshme. Vakfet e ngritura me principialitet dhe sinqeritet nga etërit tanë të bekuar, janë ngritur, organizuar dhe vënë në veprim me lutjen që veprimtaria e tyre të vazhdojë gjer në kiamet. Këto vakfe plotësojnë nevojat e njeriut tonë të sotëm e të nesërm me xhami, shkolla, institucione edukimi, ujësjellës, etj. Këto janë sadaka (mirëbërësi) me veprim të vazhdueshëm, janë shenja dalluese besimi dhe fisnikërie që i lartësojnë shpirtrat e vyer të etërve tanë të bekuar!
Zoti ynë! Na e mundëso ne t’i kryejmë denjësisht amanetet që na ke dhënë dhe të mund të bëhemi njerëz vakfi që u shërbejnë krijesave për hir të Krijuesit! Amin, ashtu qoftë!
O.N.TOPBASH