1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Vajzat me shami në Universitetin e Tetovës fyhen nga profesorët

Më të lexuarat

Një letër që i ka arritur stafit të KohaIslame.com, një nga studentët ngrit një shqetësim për faktin se shumë profesor nga Univeristeti i Tetovës i fyejnë studentet me shami duke i quajtur në forma të ndryshme ofenduese dhe përçmuese si ninxha, turke e arabe.

Ata tregojnë se për çdo orë vihen në qendër të vëmendjes nga profesorët, të cilët nuk merren me lëndën e tyre të ligjërimit por merren me fyerje racore e fetare.

“Vendose në shami një shqiponje, për të treguar se je shqiptare” i kishte thënë një profesor studentes që ka kërkuar mos të bëjë publike emrin e saj, për shkak se profesorët do të hakmerren pastaj.

Një ndër synimet e këtyre profesorëve, sipas studentes është se ata synojnë përmes këtyre sulmeve të na nxjerrin nga ora mësimore.

Sipas studentes këto fyerje e këto sulme Islamofobe ekzistojnë qe një kohë të gjatë, por askush nuk e ngrit zërin. Ajo thotë se ndihet e lodhur dhe mërzitur nga sulmet e tilla Islamofobike për çdo ditë. “Dua ta kem mendjen e qetë për të studiuar, e jo të kem frikë të shkojë në Universitet”- shprehet studentja shqiptare nga Maqedonia.

Përmes këtij shkrimi, ne ngrisim këtë çështje si shqetësim deri tek institucionet, që të merren me rastin. Kemi edhe disa emra të profesorëve që merren me sulme të tilla./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit