1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

VAJZAT I KENI AMANET!

Më të lexuarat

Edukimi i vajzave në islam është nderë për prindërit, sepse pasojnë urdhërin dhe shëmbëlltyrën e Muhamedit alejhis selam.

Pejgamberi alejhis selam, ka thënë:
“Ai që ka tri vajza dhe i edukon ato, është i mëshirshëm dhe kujdeset ndaj tyre, e ka të garantuar Xhenetin e përhershëm!” Shokët i thanë: “O i Dërguari i Allahut, e nëse i ka dy vajza”? Tha: “Edhe nëse i ka dy vajza!”
Xhabiri thotë: “Disa menduan se, sikur të pyetnin edhe për një vajzë, do të kishte thënë i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, se kjo vlen edhe për një vajzë!”
(Ahmedi)

Kush kujdeset dhe edukon dy vajza derisa ato të rriten, në Ditën e Gjykimit do të jemi unë dhe ai kështu–dhe bashkoi dy gishtat e tij!”
(Muslimi)

Duani vajzat e juaja dhe edukoni në frymën e islamit.
Zoti u bashkoftë me to në Xhennet!

Hoxhë Irfan Salihu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit