3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Vajza kineze reciton pjesë nga Kurani, Qeveria thotë se ky akt dëmton shëndetin mental

Më të lexuarat

Pamjet e filmuara në një klasë, ku një vajzë e vogël e mbuluar po recitonte pjesë nga Kurani, janë ndaluar nga autoritetet pasi sipas tyre, ato dëmtojnë shëndetin mental të të rinjve.

Çerdhet nëpër gjithë rajonin e Kinës e kanë ndaluar përdorimin e termeve religjioze, pasi publikimi i videos së vajzës duke recituar Kuran, mori vëmendjen e rrjeteve sociale, shkruan TheMirror, transmeton lajmi.net.

Vendi, Qeveria e së cilës funksionon si ateiste, i lejon qytetarët e saj që të praktikojnë fenë e tyre.

Por pasi mijëra persona shikuan këtë klip, autoritetet e edukimit e kanë dënuar përmbajtjen e pamjeve të cilat thuhej se e dëmtojnë shëndetin mental të fëmijëve, raporton Christian Daily.

Pamjet raportohet se janë bërë në Linxia, provincën e Gansu, e cila është shtëpia e 1,6 miliardë myslimanëve, vendi i tretë me i banuar nga islamët pas vendeve si Xinjiang dhe Ningxia.

Autoritetet e vendit thanë se këto pamje kanë zgjuar zemërim tek publiku./lajmi.net/

https://www.youtube.com/watch?v=a114l0Xp6a0

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit