Nga kabineti i presidentit uzbek bëhet e ditur se vendimi i nënshkruar do të përfshijë të dënuarit “që janë penduar për shkak të ndonjë krimi të kryer dhe kanë vendosur të përmirësohen”
Tashkent
TASHKENT (AA) – Presidenti i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev, ka nënshkruar vendimin përmes të cilit me rastin e festës së Bajramit fali 258 të dënuar në burgjet e mbarë vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga kabineti i presidentit uzbek bëhet e ditur se vendimi i nënshkruar do të përfshijë të dënuarit “që janë penduar për shkak të ndonjë krimi të kryer dhe kanë vendosur të përmirësohen”.
Në njoftimin theksohet se 141 të dënuar janë liruar, ndërsa për 117 prej tyre do të shkurtohet dënimi me burg.
Në mesin e atyre të falur janë 164 të dënuar që kanë qenë anëtarë të organizatave të paligjshme, shtatë të dënuar mbi moshën 60 vjeçare, një grua dhe shtatë shtetas të huaj.
Më tej theksohet se ministritë dikasteriale dhe institucionet publike do t’u dalin në ndihmë të dënuarve që do të lirohen me qëllim që më lehtë të adaptohen në shoqëri.