Njësitet ushtarake serbe të cilët sapo kanë arritur në Rusi, do të marshojnë në tepihun e kuq në paradën e Ditës së Fitores në Moskë.
Mediat njoftjnë se ushtarët serbe vetëm sa kanë arritur dhe janë pritur ngrohësisht nga përfaqësues të lartë të armatës ruse, transmeton Indeksonline.
Përveç tjerash, ushtria ruse është përkujdesur që ushtarët serbë t’i presë me parollën “Mirë se vini vëllezër”.
Parada do të bëhet më 9 maj, dhe dy ushtritë, ajo ruse dhe serbe kanë filluar ushtrimet e para për performancën me rastin e Ditës së Fitores në Moskë.
Mbi pjesëmarrjen e vendeve të ndryshme në këtë event ka pasur kundërthënie dhe debate të ashpra nga vendet e perëndimit, duke sugjeruar vendet si Serbia dhe Çekia që të anulojnë pjesëmarrjen. /Indeksonline/