29.6 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Babai i Hashimit dhe Ramushit, veteranë të UÇK-së

Më të lexuarat

Babait të Hashim Thaçit, Haxhiut dhe babait të Ramush Haradinajt, Hilmiut, u është njohur statusi i veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
 
Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit të UÇK-së, veteranit, pjesëtarit të UÇK-së apo të internuarit të UÇK-së, ia ka njohur Haxhi S. Thaçi statusin e veteranit.
 
Babai i Thaçit, Haxhiu ka qenë ushtar i UÇK-së, në Zonën Operative të Drenicës, përkatësisht në Brigadën 112 “Arben Haliti”, transmeton ORAinfo.
 
Po ashtu, ky komision ia ka njohur statusin e veteranit të UÇK-së, Hilmi Haradinaj, i cili ka qenë ushtar në Zonën Operative të Dukagjinit, përkatësisht “Komanda dhe Shtabet Lokale”. /kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit