0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ushtria izraelite vret një palestinez në Bregun Perëndimor

Më të lexuarat

Sipas një deklarate të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, një palestinez mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtria izraelite në një kamp në lindje të qytetit të Nablusit

Ushtria izraelite vrau një palestinez dhe plagosi një tjetër në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, një palestinez mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtria izraelite në një kamp në lindje të qytetit të Nablusit.

Sipas dëshmitarëve okularë, kishte përplasje midis ushtrisë izraelite dhe dhjetëra palestinezëve kur ushtria bastisi kampin.

Ushtria izraelite prej muajsh kryen bastisje intensive në qytetet Nablus dhe Jenin të Bregun Perëndimor, me pretekstin se synon të gjejë personat e kërkuar. Shumica e këtyre bastisjeve shkaktojnë rezistencë të kryengritësve palestinezë në këto qytete dhe përleshje të armatosura.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit