-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Ushtria izraelite vazhdoi bombardimet ndaj Gazës gjatë gjithë natës

Më të lexuarat

Bëhet e ditur se ka patur të vrarë dhe të plagosur nga ekipet e Mbrojtjes Civile dhe të shërbimit të urgjencës që u sulmuan nga avionët izraelitë.
Ushtria izraelite ka vazhduar të bombardojë me sulme ajrore gjatë gjithë natës zona të ndryshme të Gazës, raporton Anadolu.

Sipas deklaratave të dëshmitarëve në Gaza, ekipet e ndihmës urgjente dhe shpëtimit që kanë shkuar në rajonet e bombarduara, janë bërë objektiv i avionëve izraelitë në rrugën Jela.

Bëhet e ditur se ka patur të vrarë dhe të plagosur nga ekipet e Mbrojtjes Civile dhe të shërbimit të urgjencës që u sulmuan nga avionët izraelitë.

Burimet spitalore që kanë dhënë informacion për AA thonë se 6 fëmijë janë plagosur dhe ka humbur jetën një grua e cila ka qenë e ekspozuar ndaj bombardimeve izraelite në zonën Kizan në qytetin Khan Younis në Gaza.

Dëshmitarët theksuan se ushtria izraelite ka mbajtur nën bombardime intensive pjesën lindore të Gazës, lagjet Shuja‘iyya dhe Zeytun si dhe pjesën veriore të qytetit.

Në sulmet e shtrira në lagjen Tuffas në verilindje të qytetit mësohet se ka të plagosur ndërsa në zonat në veri janë hedhur bomba drite që ndriçojnë qiellin.

Gazetari i AA-së tërheq vëmendjen se në sulmet ajrore janë vënë në objektiv kryesisht rrugët kryesore.

– Konflikti Izraeli-Palestinë

Brigadat Izzeddin Kassam, krahu i armatosur i Hamasit, mëngjesin e 7 tetorit njoftoi nisjen e sulmit gjithëpërfshirës të emëruar “Tufani i Aksa-së” kundër Izraelit.

Nga Gaza në drejtim të Izraelit u lëshuan mijëra raketa ndërsa grupet e armatosura palestineze kryen bastisje dhe morën kontrollin e pikës kufitare Beit Hanoun-Erez në kufirin Gaza-Izrael.

Grupet e armatosura më pas hynë në vendbanimet izraelite ndërsa ushtria izraelite filloi sulme ndaj Rripit të Gazës me dhjetëra avionë luftarakë. Në sulmet e kryera nga Gaza kanë humbur jetën 1.300 izraelitë ndërsa janë plagosur 3.436 të tjerë.

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar se në sulmet e Izraelit në Gaza janë vrarë 2.670 palestinezë ndërsa janë plagosur 9.600 të tjerë.

Në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar janë vrarë 56 palestinezë dhe janë plagosur rreth 619 të tjerë.

Gjithashtu në sulmet e Izraelit kanë humbur jetën 10 gazetarë, prej të cilëve 9 në Gaza dhe një në Liban.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit