5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Ushtria izraelite sulmoi një shkollë të OKB-së në veri të Gazës

Më të lexuarat

Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve okularë dhe pamjeve në mediat sociale, ushtria izraelite synoi një shkollë të OKB-së ku ndodheshin qindra njerëz të zhvendosur

Ushtria izraelite bombardoi një shkollë të Kombeve të Bashkuara (OKB) në kampin e refugjatëve Jibaliya në veri të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve okularë dhe pamjeve në mediat sociale, ushtria izraelite synoi një shkollë të OKB-së ku ndodheshin qindra njerëz të zhvendosur.

Në pamjet në rrjetet sociale, shihej se kishte gjurmë gjaku në kopshtin e shkollës dhe pas sulmit shpërtheu një zjarr në objektin e bombarduar.

Në një video tjetër, një palestinez tha se shumë njerëz u vranë dhe u plagosën në sulm.

Ndërsa ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet tokësore dhe ajrore në kampin e refugjatëve Jibaliya prej ditësh, ajo vazhdon të përplaset me forcat e rezistencës palestineze në terren.

Në deklaratën e bërë dje nga krahu i armatosur i Hamasit, Brigada Izzeddin al-Kassam, u njoftua se 13 ushtarë izraelitë u vranë në Jibaliya.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit