0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ushtria izraelite shkatërron 15 kilometra të tuneleve të Hamasit

Më të lexuarat

Komanda e forcave të armatosura të Izraelit, ka konfirmuar se forcat ajrore izraelite në orët e para të mëngjesit kanë kryer një sërë sulmesh në disa lokacione në qytetin e Gazës, ku si pasojë janë shkatërruar 15 kilometra tunele që përdoren nga anëtarët e Hamasit si strehimore dhe korridore për transportimin e armëve.

Edhe banorët e Gazës kanë konfirmuar se në orët e mëngjesit janë zgjuar nga shpërthimet e fuqishme – që po cilësohen si sulmet më të ashpra që kur kanë rifilluar luftimet javën e kaluar mes anëtarëve të Hamasit dhe ushtrisë izraelite, transmeton Telegrafi.

Siç raporton AP, janë bërë rrafsh me tokë tri ndërtesa tjera, duke mos dhënë informata për numrin e viktimave apo dëmet materiale të shkaktuara.

Kryetari i Gazës, Jahja Sarage, ka konfirmuar se situata në qytet dita ditës po përkeqësohet – duke paralajmëruar që në territoret e Palestinës po mungojnë derivatet si dhe nga 12 orë lagje të tërë po mbesin pa energji elektrike.

Gjatë një paraqitje televizive që pati kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ai ka paralajmëruar vazhdimin e sulmeve ajrore “me tërë kapacitetet”, pasi që Izraeli synon ta bëjë Hamasain ta paguaj çmimin e lartë, e përkrahje për këtë ka marrë nga rivali politik, ministri i Mbrojtjes, Beni Ganc.

Në anën tjetër, Hamasi ka njoftuar se të paktën 20 luftëtarë të saj kanë humbur jetën – derisa ushtria izraelite pretendon se ky numër është shumë më i madh.

Pjesëtarët e Hamasit gjithashtu kanë vazhduar me hedhjen e raketave në Izrael, duke i lansuar nga lagje të ndryshme të qytetit të Gazës.

Një raketë e Hamasit ka goditur mbrëmë sinagogën në qytetin Ashkelon në jug të Izraelit – por nuk raportohet për të lënduar. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit