1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ushtria izraelite ndërmori sulme ajrore në Rripin e Gazës

Më të lexuarat

Forcat Ajrore Izraelite sulmuan disa zona të Rripit të Gazës të bllokuar.

Sulmet erdhën pas protestave në kufirin Gazë-Izrael, në të cilat morën pjesë qindra palestinezë.

Mësohet se Forcat e Mbrojtjes të Izraelit dërguan forca shtesë në kufi, kurse grupet palestineze të rezistencës gjithashtu kaluan në gjendje alarmi.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz tha dje se një ushtar izraelit u plagos gjatë protestave dhe ushtria nuk do ta lërë këtë incident pa përgjigje. Dhe disa orë më vonë, ushtria izraelite nisi sulmet ajrore në Rripin e Gazës.

Pas sulmit në disa zona të ndryshme të Gazës gjëmuan shpërthime.

Sipas mediave palestineze, sulmet u kryen në rajonin qendror Nusseirat dhe kampin e refugjatëve Shati në pjesën bregdetare të Gazës.

Nga ana tjetër ushtria izraelite raportoi se një ditë më parë, gjatë protestave në kufirin e Gazës, palestinezët kishin hapur zjarr në territorin e Izraelit, dhe si pasojë ishte plagosur një ushtar i policisë kufitare. Si përgjigje, ushtria nisi sulmet ajrore kundër 4 objektivave të krahut ushtarak të Hamasit, të Brigadave “Izzeddin al-Kassam”.

Mbrëmë, palestinezët organizuan një protestë pranë kufirit Gazë-Izrael për të shënuar 52-vjetorin e djegies së Xhamisë Al-Aksa në vitin 1969 nga një hebre fanatik. Gjatë konfrontimit, u plagosën 41 palestinezë dhe një ushtar izraelit.

Ushtria izraelite më 19 gusht i rriti masat e sigurisë në kufirin me Gazën.

Më 21 gusht 1969, Denis Michael Rohan, një hebre fanatik me origjinë australiane, hyri në Xhaminë Al-Aksa dhe i vuri zjarrin Xhamisë Al-Aksa.

Zjarri shkatërroi relike të vlefshme historike, duke përfshirë mihrabin e xhamisë së Kiblesë dhe minberin 1000-vjeçar të Selahaddinit

/trtshqip/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit