Ushtarët izraelitë penguan qindra palestinezë të falnin namazin e xhumasë në xhaminë e profetit Ibrahim në qytetin e Khalilit në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Drejtori i Xhamisë Harem-i Ibrahim, Ghassan al-Rajabi, në deklaratën e tij për Anadolu tha se ushtarët izraelitë lejuan një numër të vogël palestinezësh që të falnin namazin e xhumasë në xhami.
Ai tha se ushtarët izraelitë mbyllën dyert e xhamisë dhe postblloqet ushtarake që çojnë në xhami gjatë namazit të xhumasë. “Qindra palestinezë u detyruan të faleshin në portat dhe pikat e kontrollit përreth xhamisë. Situata është jashtëzakonisht e vështirë”, tha Rajabi.
Rajabi e përshkroi situatën si “jashtëzakonisht të vështirë dhe komplekse”, duke akuzuar autoritetet izraelite për shënjestrimin e besimtarëve palestinezë brenda xhamisë si pjesë e “provokimeve dhe sulmeve të vazhdueshme”.
Ai theksoi se shumë muslimanë u penguan të falin namazin e sabahut në xhami.
– Shkeljet ndaj Xhamisë Harem-i Ibrahim
Haram al-Ibrahim në qytetin Al-Khalil, i cili konsiderohet të jetë zona rrethuese e Mesxhid al-Aksës në Kudsin Lindor të pushtuar, është xhamia e katërt më e shenjtë pas Mesxhid al-Haram në Mekë, Xhamisë së profetit në Medine, Mesxhid al-Aksa në Kudsin.
Në shpellën nën xhami gjenden varret e profetit Ibrahim dhe gruas së tij, si dhe varret e profetit Is’hak, profetit Jakub, profetit Jusuf dhe grave të tyre.
Xhamia, e vendosur në qytetin e Khalilit në Bregun Perëndimor, të cilin Izraeli e ka pushtuar që nga viti 1967, u mbyll pas veprimit të një fanatiku hebre të quajtur Baruch Goldstein, i cili hapi zjarr ndaj myslimanëve gjatë namazit të sabahut më 25 shkurt 1994 dhe kur u rihap, më shumë se gjysma e xhanisë iu nda hebrenjve.
Në sulmin, i cili hyri në histori si “Masakra e Xhamisë së Khalilit (Harem-i Ibrahim)”, u vranë 29 palestinezë dhe u plagosën më shumë se 150 të tjerë. Pas ndarjes së xhamisë, varret që përmbanin Profetin Is’hak dhe gruan e tij mbetën në seksionin e rezervuar për muslimanët ndërsa të tjerët u lanë në seksionet e rezervuara për hebrenjtë dhe u shndërruan në sinagoga.
Seksionet e ndara hapen për vizitorët muslimanë dhe hebrenj në mënyrë reciproke për dhjetë ditë në vit. Pjesa e xhamisë u hapet hebrenjve në festat fetare hebraike ndërsa pjesa e sinagogës u hapet myslimanëve në festat fetare myslimane.
/trt/