0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Ushtria izraelite bombardon shtëpi, toka bujqësore dhe pozitat e grupeve të rezistencës palestineze

Më të lexuarat

Në sulmet izraelite ndaj Rripit të Gazës ka humbur jetën edhe një grua duke e çuar kështu numrin e viktimave në 228.

Ushtria izraelite ka kryer sulme intensive në qytetet Refah dhe Han Yunus në jug të Rripit të Gazës.

Në sulmet e saj në Rripin e bllokuar të Gazës ushtria izraelite shënjestroi shtëpitë, tokat bujqësore dhe pozitat e grupeve të rezistencës palestineze.

Gjatë sulmeve ajrore të kryera në zonën Es-Satr të Han Yunus ka humbur jetën një grua dhe u plagosën 6 persona të tjerë.

Ndërkaq në sulmet ajrore e kryera ndaj një godine në zonën kufitare në Han Yunus u plagosën disa persona.

Sulmet shkatërruan edhe dy shtëpi në lagjen japoneze të Han Yunus dhe në zonën Esh-Shebura në qytetin Refah, ndërsa nuk raportohet për viktima.

Avionët luftarakë gjithashtu bombarduan sheshin Shuheda në kampin e refugjatëve Jibaliya. Infrastruktura gjithashtu u dëmtua rëndë në këto sulme, ku u plagosën disa persona.

Forcat ajrore izraelite gjithashtu shënjestruan një zonë bujqësore dhe një automjet të zbrazët në rajonin Sheikh Ajjlin të Gazës jugore dhe bombarduan tre pozicione që u përkisnin grupeve të rezistencës palestineze në qytetin Refah dhe Deyr Al-Belah në jug të Gazës.

Ushtria izraelite kreu sulme ajrore edhe ndaj tokave bujqësore në kampin e refugjatëve Nusayrat në zonën qendrore të Rripit të Gazës, ndërkaq si pasojë e sulmeve me artileri në Beyt Hanun shpërtheu zjarr në tokat bujqësore.  

Anijet izraelite bombarduan gjithashtu pjesën bregdetare të Gazës Veriore dhe të Han Yunus.

Në një deklaratë të bërë më herët nga Ministria e Shëndetësisë në Gazë në sulmet izraelite ndaj Rripit të Gazës që nga 10 maji e këtej janë vrarë 227 njerëz, përfshirë 64 fëmijë dhe u plagosën 1.620 të tjerë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit