-0.2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ushtria izraelite bastis qytetin palestinez në Bregun Perëndimor

Më të lexuarat

Forcat izraelite bastisën qytetin Akraba në pjesën veriore të Bregut Perendimor dhe e shpalli atë një “zonë të mbyllur ushtarake”, sipas një zyrtari lokal, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryebashkiaku Ghaleb Mayadema deklaroi për AA se 13.000 banorët e qytetit janë plotësisht të izoluar nga bota e jashtme, kurse punonjësit dhe mësuesit nuk janë në gjendje të arrijnë vendet e tyre të punës.

Mayadema tha se edhe fshati i afërt Yanun ishte mbyllur gjithashtu nga forcat izraelite.

Ai shtoi se forcat izraelite bastisën dhe kontrolluan të paktën 15 shtëpi palestineze në qytet dhe arrestuan tre banorë vendas.

Sipas deklaratës nga zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, ushtria izraelite ka intensifikuar masat ushtarake në veri të Bregut Perëndimor për të gjetur dhe identifikuar të dyshuarit për hapjen e zjarrit ndaj kolonëve izraelitë, që la tre prej tyre të plagosur. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit