Ushtria siriane gjatë operacioneve në rajonin Roka pretendon te kete arrestuar dy oficerë të Arabisë Saudite dhe një Sheikh fisnor që merrnin direktiva nga ky vend.
Lajmi bëhet i ditur nga kanali televiziv pro regjimit Al Alam i cili njofton se të arrestuarit gjoja punonin sipas direktivave të Badr bin Sulltan, kreu i aparaturës spiunazhe të Arabisë Saudite. Sipas këtij burimi, bëhet fjalë për arrestimin e një grupi të armatosur në këtë rajon, pjesëtarët e të cilit kanë konfirmuar lidhjet e dy oficerëve saudite dhe Shikhut fisnor.