-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Ushtria amerikane lejon shaminë, çallmat dhe për meshkuj rritjen e mjekrës

Më të lexuarat

Ushtria e SHBA-së ka nxjerrë rregulla të reja që lejojnë pjestarët e shërbimit të mbajnë turban apo shami, dhe të rritet mjekra për qëllime fetare, sipas një letre nga Sekretari i Ushtrisë Eric Fanning, raportoi Atlantic të mërkurën.

Atlantic vuri në dukje se ndryshimi përkon me ditët e fundit të administratës së Obamës, dhe është konsideruar të jetë një përgjigje ndaj padive të ndryshme të paraqitura nga ushtarakët sik që veshin turban dhe mbajnë mjekra për qëllime fetare.

Ndërkohë, më shumë qytetare femra të përkatësisë muslimane në SHBA, po marrin pjesë aktive në sfera të ndryshme të jetës në vend.

Një grua muslimane shënoi histori vitin e kaluar, duke u zgjedhur si gruaja e parë ligjvënëse me përkatësi të tillë fetare.

Në dy vitet e kaluara ka pasur një rritje të krimeve të urrejtjes kundër muslimanëve, me një rritje 67 për qind vetëm në vitin 2015. Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump po ashtu pati vënë në shënjestër muslimanët dhe emigrantët gjatë periudhës së fushatës së tij elektorale. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit