Terry Holdbrooks, 29 vjeçar është një ish marinës që kishte shërbyer në burgun e Guantanamos i njohur për famën e keqe të saj, për torturimin e shumë njerëzve me dyshimin për terrorizëm. Sot mediat amerikane shkruajnë për të, se si ai pranoi Islamin duke shërbyer në burg dhe ai është një nga thirrësit më të mëdhenj për mbylljen e këtij burgi famëkeq.
Ai motivon shumë të tjerët, për të ngritur zërin kundër padrejtësive që i hasin njerëzit e ndryshëm në botë dhe myslimanët në veçanti, duke thënë se kjo është një e drejt e juaja.
Ajo çfarë e ka shtyrë ta pranojë Islamin Terryn ka qenë sjellja shumë korrekte e myslimanëve që kanë qenë brenda në burg, ku ai tregon se me gjithë torturat që u bëheshin atyre ata prapë buzëqeshnin e ishin të lumtur.
Më poshtë e keni një video që ka vite që ekziston në Youtube në gjuhën shqipe, por emri i Terryt është i njohur edhe në mediat botërore për ndryshimin e tij. Bile televizione të ndryshme kanë bërë rrëfime të veçanta për ndryshmin e tij./KohaIslame
https://www.youtube.com/watch?v=ugZlNJpMz1U