-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Ushtarët turq shpëtojnë gruan e braktisur për vdekje në Afrin

Më të lexuarat

Ushtarët turq shpëtuan në grua nga Afrini me aftësi të kufizuara të braktisur për vdekje.

Operacioni “Dega e Ullirit”, të cilin Forcat e Armatosura të Turqisë e filluan më 20 janar me qëllim të spastrimit të zonës së Afrinit për të shpëtuar banorët e kësaj zone nga dhuna dhe reprezaljet e elementeve të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH si dhe për të vendosur sigurinë dhe stabilitetin në zonën e kufirit dhe në rajon, po vazhdon ende.

Në operacionet e përbashkëta që po zhvillohen me pjesëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane, njësitë e Forcave të Armatosura të Turqisë me operacionet e ndërmarra çliruan fshatin Al-Hamam që ndodhet përballë kufirit në Hatay në perëndim të Afrinit.

Gjatë punimeve të kërkim-spastrimit në fshat të kryer mbrëmë nga ana e ushtarëve, u gjet një grua me aftësi të kufizuara e braktisur për vdekje.

Gruaja u transportua me autoblindën e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila ndodhej në zonë, në çadrën e ndihmës së parë të Ekipeve Ndërkombëtare të Shpëtimit Mjekësor (UMKE).

Gruaja me aftësi të kufizuara, e cila është gjetur në gjendje të molisur dhe identiteti i së cilës nuk u zbulua, këtu kaloi nëpër një kontroll mjekësor të detajuar, ndërsa më pas u transferua në spitalin shtetëror Kirikhan.

Kajmekami i Kumlus, Adnan Karaosmanoglu, i cili u informua nga ekipet mjekësore mbi gjendjen e gruas, tha se gjatë operacioneve ushtarake nuk tregohet sensibilitet vetëm në aspektin ushtarak, por edhe në aspektin civil dhe atë shoqëror.

kliko ne reklmen per ti shikuar pamjet…

Duke rikujtuar se operacioni po vazhdon në disa pika të ndryshme Karaosmanoglu tha: “Ushtarët tanë e gjetën gruan në një shtëpi në fshatin Al-Hamam të braktisur për vdekje nga ana e terroristëve të PYD-së. Por, ushtarët turq treguan sensibilitetin e duhur, ashtu siç edhe gjatë historisë, dhe e sollën gruan me autoblindë në Turqi. Me urdhër edhe të prefektit, ndihma e parë mjekësore u dha në çadrat e UMKE-s. Kujdesi i saj do të vazhdojë në spitalin shtetëror Kirikhan”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit