Ushtarët izraelitë të enjten kanë hapur zjarr ndaj demonstruesve në kufirin me Gazën, të cilët po protestonin kundër bllokadës 15-vjeçare të Rripit të Gazës, duke vrarë një palestinez dhe duke plagosur 15 të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza thuhet se ushtarët përdorën plumba të drejtpërdrejtë dhe gaz lotsjellës kundër protestuesve derisa u mblodhën në kufirin lindor të Gazës.
Ahmed Mustafa Salih (26) nga kampi i refugjatëve “Jibaliya” në veri të Gazës u vra nga hapja e zjarrit. Fëmijë janë në mesin mes 15 të plagosurve.
Të mbledhur nën “njësinë e natës së konfuzionit” për ditën e gjashtë, të rinjtë palestinezë protestuan kundër bllokadës së Izraelit, duke shqetësuar kolonët dhe ushtarët izraelitë me djegien e gomave të automjeteve dhe duke hedhur bomba zanore në rajone të ndryshme.
/aa/