Ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor nën pushtim kanë arrestuar gazetarin palestinez Abdurrahman Avad, raporton Anadolu Agency (AA).
Sina Abdulhafiz, bashkëshortja e Avad në një deklaratë për AA ka theksuar se ushtarët izraelitë në orët e para të mëngjesit duke thyer derën kanë bastisur shtëpinë e tyre e cila ndodhet në zonën Budrus, në perëndim të Ramallahut dhe se kanë arrestuar bashkëshortin e saj.
Ajo tha se ushtarët izraelitë kanë kryer kontroll në shtëpi dhe se nuk kanë dhënë informacion në lidhje me arsyen e arrestimit. Ndërsa edhe ushtria izraelite nuk ka bërë ndonjë deklaratë në lidhje me këtë çështje.
Abdurrahman Avad, punon si gazetar në agjencinë palestineze të lajmeve SAFA.