-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Ushtarët izraelit plagosën 12 palestinezë, arrestojnë dy të tjerë

Më të lexuarat

RAMALLAH (AA) – Në përleshjet mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve në Ramallah të Bregut Perëndimor, kanë mbetur të lënduar 12 palestinezë ,ndërsa dy të tjerë janë arrestuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë një bastisjeje në një objekt banimi në rajonin e Ramallahut, ushtarët izraelitë kanë përdorur plumba gome dhe gaz lotsjellës, për çka Gjysmëhëna e Kuqe palestineze tha se ka ndërhyrë për të trajtuar dy palestinezë të plagosur nga plumbat e gomës.

Nga atje theksojnë se edhe nëntë palestinezë tjerë kanë marrë trajtim mjekësor, nga shkaku i dëmtimit nga gazi lotsjellës.

Dëshmitarët okularë thonë se gjatë bastisjes, izraelitët kanë arrestuar dy persona.

Forcat izraelite shpesh bëjnë bastisje dhe arrestime të palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor me akuza të ndryshme.

Aktualisht janë rreth 7.000 palestinezë që mbahet në burgjet izraelite, përfshirë edhe fëmijë.

Që nga viti 2006, Izraeli mban të pushtuar Rripin e Gazës në territorin e të cilës jetojnë rreth dy milionë palestinezë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit