13.6 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

SHBA miraton shitjen e sistemit THAAD për Arabinë Saudite

Më të lexuarat

WASHINGTON (AA) – Departamenti Amerikan i Shtetit, ka miratuar shitjen e sistemit të mbrojtjes raketore THAAD me një vlerë 15 miliardë dollarë për Arabinë Saudite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e Bashkëpunimit të Mbrojtjes e Departamenti Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), ka publikuar një deklaratë në lidhje me shitjen e armëve ndaj Arabisë Saudite.

Në deklaratë thuhet se është miratuar shitja e sistemit të mbrojtjes raketore THAAD me një vlerë 15 miliardë dollarë për Arabinë Saudite dhe se në lidhje me çështjen është informuar Kongresi. Në rast se Kongresi nuk do të kundërshtojë nuk do të ketë ndonjë pengesë për shtijën në fjalë.

Në lidhje me shitjen e sistemeve ku kontraktorët kryesorë janë kompanitë amerikane Lockheed Martin dhe Raytheon, agjencia ka bërë vlerësimin se “Kjo do të kontribuojë në zhvillimin e sigurisë së një vendi mik, dhe do të jetë mbështetëse për sigurinë kombëtare të SHBA-ve dhe qëllimeve të politikës së jashtme të saj.”

Sistemi i mbrojtjes raketore THAAD, i cili zakonisht përbëhet nga 6 platforma lëshuese, 48 parandalues dhe një kontrollues i zjarrit si dhe njësitë e komunikimit dhe radarit, ndodhet në mesin e çështjeve të debatueshme për vendosjen e tyre në Korenë e Jugut nga SHBA-të, kryesisht kundër kërcënimit të Koresë së Veriut.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit