10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Ushtaret e Brigades 113 Ismet Jashari i përgjigjen Abedin Zymberit

Më të lexuarat

Ne, ish ushtarët e poshtënënshkruar të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nga zona e Likovës, të indinjuar, të fyer dhe poshtëruar nga paraqitja e mbrëmshme në TV 21 e Abedin Zymberit nga Sllupçani, ku ai i quajti tradhtarë ata që morën pjesë në protestën e 9 majit në Shkup, e ngremë zërin tonë të reagimit.
Meqë edhe ne atë ditë kemi qenë pjesë e protestës, madje edhe pjesë e organizimit dhe sigurimit të saj, jemi ndjerë jo vetëm të paragjykuar, por edhe të shpifur, të ofenduar dhe të poshtëruar nga kualifikimi që bëri Zymberi në emisionin “Click Plus”.
Për këtë arsye, dëshirojmë ta pyesim Abedinin se kur e ka marrë ai verdiktin që aq lehtë i shpall njerëzit tradhtarë dhe me çfarë i mat ai patriotët dhe tradhtarët? Nëse ushtarët e UÇK-së janë tradhtarë, sepse nuk kanë arritur t’i punësojnë as fëmijët e vëllezërit në administratë ose edhe vetë të gjejnë një vend pune për ta mbajtur familjen, siç ka bërë vetë ai, atëherë fjala tradhti paska marrë kuptim tjetër dhe ne vërtet jemi tradhtarë ndërsa ai patriot.Të përfitosh kaq vite nga pushteti mbi viktimat e familjes, të përfitosh kaq vite duke përfituar rroga dhe bile duke ndenjur në shtëpi, ndërsa duke i akuzuar të tjerët për tradhti pse më 9 maj e kanë ngritur zërin kundër tradhtarëve realë të popullit shqiptarë në Maqedoni, këtë mund ta bëjë vetëm dikush me fytyrë si Abedini. Se vërtet gjuha me të cilën ai fliste mbrëmë më shumë i ngjante asaj që e ka mbjellë për kaq vite Musa Xhaferri dhe Ali Ahmeti sesa gjuha e patriotëve të vërtetë shqiptarë.
Ne do të kursehemi nga kualifikimet për të, edhe pse ato mund të nënkuptohen, ndërsa presim që ditëve në vijim ai të na kërkojë falje për këtë ofendim. Në të kundërtën ne do të dalim ta falënderojmë që na ka sharë dhe do ta konsiderojmë mik të atyre që janë “më shka se shkau”. Sepse, miku i armikut tim është edhe armiku im.

Me rrespekt ish ushtaret e brigades 113 Ismet Jashari

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit