5.9 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Ushtarë të KFOR-it patrullojnë në Leposaviq

Më të lexuarat

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale Lindje, kanë kryer patrulla rutinore në Leposaviq, në veri të Kosovës.

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

KFOR-i ka ritheksuar përkushtimin e tij për të zbatuar mandatin e dhënë, duke kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë, si dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë, në mënyrë të paanshme dhe në çdo kohë.

Misioni ka nënvizuar se veprimtaria e tij zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e EULEX-it, për të siguruar një stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit