-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ushtarë izraelitë që lanë kockat në Gaza: në Xhenet apo Xhehenem, kjo është çështja…

Më të lexuarat

Ajo që mungon gjithnjë në narrativën izraelite, edhe kur (keq)citojnë Biblën

Ndërsa narrativa muslimane për tmerret në Gaza e gjen ngushëllimin te bota tjetër për të gjitha ata shpirtëra që ikin prej brutalitetit izraelit, fëmijë apo të rritur qofshin, një e tillë pothuajse nuk ekziston te pala tjetër, ajo izraelite. Teksa informon mbi të rënët e saj në luftë me Hamasin, Izraeli nuk e ka në tekstin nekrologjik fatin që i pret pasi kanë lënë këtë botë. Kjo është një tjetër pikë e degradimit të tyre fetar, ku tekstet e shenjta i (keq)përdorin për atë që u vjen për osh, siç prej dy javësh, ku me citate biblike justifikojnë krimet mbi Gaza. Prej këtu rrjedh fakti se kurrë s’kanë mundur t’i ofrojnë botës superioritet moral, siç kurrë s’e kanë patur. E kundërta, nga Izraeli ajo që i është ofruar botës është zhveshja nga çdo moral.

Bota tjetër, përveçse është fakt është dhe logjikë. Ata fëmijë që vriten në Gaza e ata që i vrasin, s’mund të kenë të njëjtin fund: asgjënë(!!!). Dhe jo vetëm kaq; vetëm bota tjetër mund ta rregullojë këtë botë. Pra vetëm vetëdija e njeriut se ç’e pret pas dhënies shpirt, llogaria e rëndë para Zotit, si krijesa para Krijuesit, mund ta ç’kafshërojë në të gjitha aspektet dhe t’i japë një shije të mirë njeriu. Ndaj Islami i mëshon fort pikërisht kësaj, duke e patur bazë e thelb të narrativës dijësimin dhe vetëdijësimin e njeriut mbi botën tjetër, llogarinë para Zotit dhe finalen që e pret: Xhenet ose Xhehenem, përjetësisht, o te njëri o te tjetri. Kjo nuk e zhvlerëson aspak jetën e kësaj bote, por i jep vlerën reale, origjinale dhe vërtetësore, që siç ka thënë një poet pasi u njoh me Islamin: “Deri tani paskam bërë sikur kam jetuar, tani jetoj vërtet!”.

Ndaj, çështja është se ku do përfundojnë këta ushtarë izraelitë, gjë që prindërit apo eprorët e tyre, si dhe shteti për të cilin shkuan të luftojnë e u vranë nuk e thonë. Nuk e thonë pasi e kanë hequr botën tjetër nga besimi i tyre, ndaj dhe janë kafshëruar deri në këtë masë…/tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit