4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Ushtaraku serb lë jetën në Kongo

Më të lexuarat

Gjatë realizimit të detyrës së rregullt të zbulimit ajror në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kongos, një n/Kolonel serb dha frymën e fundit aty. Kjo si pasojë e rrëzimit të një helikopter në lindje të vendit. Ai ishte Dejan Stanojeviç, siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Beograd.

Sipas informacioneve të para, helikopteri është qëlluar nga toka, që për pasojë morri flakë dhe u rrëzuar, transmeton Tanjug. Nuk kishte asnjë të mbijetuar.

Ushtria pakistaneze tha gjithashtu se gjashtë anëtarë të saj si pjesë e Misionit Paqeruajtës të OKB-së humbën jetën kur helikopteri i tyre u rrëzua në Kongon lindore, në të njëjtin incident.

Në helikopter ishin tetë anëtarë, duke përfshirë gjashtë ushtarë pakistanezë dhe nga një shtetas nga Serbia dhe Rusia.

“Pakistani ka luajtur gjithmonë një rol kyç si një anëtar i përgjegjshëm i komunitetit ndërkombëtar, duke ndihmuar në arritjen e idealeve të paqes dhe sigurisë globale përmes misioneve paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara,” tha ushtria e këtij vendi në një deklaratë.

Një zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarriç, konfirmoi se në bordin e helikopterit ndodheshin tetë persona, duke përfshirë një shtetas serb.

Ai tha se helikopteri ishte duke vëzhguar situatën kur shpërthyen përleshjet me rebelët, por bëri apel për durim kur bëhet fjalë për përcaktimin e shkakut të rrëzimit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit