Shumë ushqime padyshim mund të kontribuojnë në rritjen e presionit të gjakut, një problem që prek rreth 17 milionë italianë. Kjo gjendje është favorizuar nga mënyra jo e mirë e jetesës dhe të ushqyerit, stresi, pirja e duhanit, përdorimi i alkoolit, por edhe zakone ndaj të cilave jo gjithmonë jemi të vëmendshëm për shëndetin e trupit tonë. Këto janë shkaqet kryesore të presionit të lartë të gjakut, një problem që sipas Kongresit Kombëtar të Shoqatës italiane të Hipertensionit prek rreth 17 milionë njerëz. Ja, pra, disa nga ushqimet që rrisin presionin, konsumi i të cilave nuk duhet ekzagjeruar për hir të zemrës dhe arterieve tona.
Produktet me kripë
Me siguri në mesin e ushqimeve që rrisin presionin, janë ato që përmbajnë sasi të tepërt të natriumit, kripës. Në produkte të tilla si sallam, salsiçe, proshutë dhe hamburgerë, ky element është përdorur edhe si një ruajtës për të parandaluar kontaminimin. E njëjta gjë vlen edhe për pulën e ngrirë dhe për ato ushqime që janë derivate, të tilla si ‘nuggets’, të cilat mund të përmbajnë rreth 600 mg natrium për 100 gram. Lexoni etiketën me kujdes, për të shmangur teprimin me këto produkte para se t’i blini.
Supat me perime
Supat me perime mund të rrisin në mënyrë shqetësuese nivelet e presionit të gjakut. Në mënyrë të veçantë bëhet fjalë për supat e gatshme që shiten në supermarket, shpesh me nivele të larta natriumi.
Soja
Kafe, sheqer, çokollatë dhe mjaltë duhet të konsumohen me shumë kujdes për hir të trupit tonë. Këto janë ushqime që rrisin presionin kur merren në sasi të mëdha. “American Heart Association” rekomandon përfundimisht që t’i zëvendësojmë me disa karbohidrate të rafinuar, me ushqime të pasura me sojë ose qumësht me proteina.