-0.2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ushqimet qe ju ndihmojne te qendroni ngrohte ne dimer

Më të lexuarat

Me rënien e temperaturave të gjithë dëshirojnë të gjejnë mënyrën e duhur për të qëndruar ngrohtë. Po a ndikojnë ushqimet që konsumojmë në temperaturën e trupit? Përgjigja është po, pasi disa ushqime të caktuara mund t’ju ndihmojnë të qëndroni ngrohtë në stinën e ftohtë të dimrit. Dhe nuk po flasim për supën apo për një filxhan çaj të ngrohtë.

Ushqimet e renditura më poshtë mund t’ju habisin por ato mbështeten në baza shkencore.

Kafja e ftohtë

Po e lexuat shumë mirë! Kafja e ftohtë me pak qumësht mund t’ju mbajë më ngrohtë se një filxhan me kafe të nxehtë, pasi nuk është temperatura e lëngut ajo që ju ndihmon të ndieni të ngrohtë por kafeina e cila stimulon metabolizmin të punojë më shpejt dhe në këtë mënyrë krijohet nxehtësi. Dhe nëse qumështi në kafe ka temperaturë të ulët kur ju e pini, trupi e ka më të vështirë për ta tretur atë dhe nga puna e madhe që i duhet të kryejë krijohet më shumë nxehtësi.

Mishi
Nëse ju duket sikur keni gjithmonë duar apo këmbë të ftohta, këtë mund ta keni për shkak të mungesës së hekurit (anemisë). Disa të prekur nga kjo sëmundje marrin mjaftueshëm hekur por e kanë të vështirë ta përthithin atë, ndërsa të tjerët thjesht nuk marrin hekur mjaftueshëm. Nëse kontaktoni me doktorin tuaj dhe zbuloni se bëni pjesë në grupin e dytë, mjafton të shtoni në dietën tuaj ushqime të pasura me hekur për të pasur duar e këmbë të ngrohta dhe për të qëndruar ngrohtë në përgjithësi. Dhe ku ka burim më të mirë hekuri sesa mishi ? Trupi jonë e thith më lehtë hekurin nga mishi sesa nga çdo burim tjetër ushqimorë.
Drithërat
Ngaqë janë të pasura me fibra, drithërat kërkojnë më shumë energji për tu tretur. Ky proçes jo vetëm që ju bën të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë, por ngaqë trupi juaj po punon fuqishëm për t’i tretur ato, krijon gjithashtu nxehtësi.
Farat e qimnonit
Ndryshe nga ushqimet e tjera pikante që lëshojnë një nxehtësi të menjëhershme dhe provokojnë djersitjen e trupit e në këtë mënyrë uljen e temperaturës së tij, farat e qimnonit lëshojnë një nxehtësi graduale që do të ngrejë temperaturën e trupit tuaj por pa ju bërë të djersiteni.
Xhinxheri
Një studim i vitit 2012 zbuloi se disa erëza ndihmojnë në mbajtjen konstante të temperaturës së trupit. Xhinxheri është një nga këto erëza plus që tretja e tij është pak më e vështirë se e erezave të tjera dhe në këtë mënyrë do t’ju japë dhe pak më shumë nxehtësi shtesë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit