3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ushqimet për të rritur shanset për ngeljen shtatzënë

Më të lexuarat

Sjellja e një qënieje të re në këtë botë është gjë e madhe dhe një proces i vështirë. Pas martesës femrat dëshirojnë lindjen e një bebeje të shëndetshme. Nëse këto femra janë gati, si mund të rriten shanset për ngeljen shtatzënë.

1. Produktet e qumështit

Këshillohet konsumi i përditshëm i produkteve të qumështit, përfshi kosin, djathin etj., të cilat mund të nxisin ovulimin tek femra, duke rritur shanset e shtatzënisë. Specialistët e fertilitetit theksojnë se edhe pse akullorja mund të futet tek produktet e qumështit mirë është të evitohet konsumi i saj pasi përmban sheqer.

Për ato femra që vuajnë nga mbipesha këshillohet të konsumojnë kos me nivel të ulët yndyre. Kjo është një metodë e përshtatshme për kontrollin e peshës, pasi obeziteti ndikon në fertilitet.

2. Të brendshmet e kafshëve

Mëlçia dhe zemra e kafshëve përmbajnë përbërje që forcojnë aftësinë seksuale. Megjithatë, këto ushqime kanë dhe nivel të lartë kolesteroli, kështu që gratë në mbipeshë duhet të kontrollojnë konsumin e tyre.

3. Ushqimet që përmbajnë proteina

Mishi pa dhjamë, vezë, mish pule, fasule etj. Nga një studim i fundit ka rezultuar se femrat, dieta e të cilave përmban 25 për qind proteina më shumë se më parë, dhe sasia e karbohidrateve ishte më pak se 40 për qind, kishin mundësi më të mëdha për të mbetur shtatzënë krahasuar me pacientet e tjera që konsumonin më pak proteina dhe më shumë karbohidrate.

“Proteinat janë shumë të rëndësishme për embrionin dhe për cilësinë e vezës,” tha Dr. Russell. Gjatë trajtimit ai u kërkon pacienteve të tij të ndjekin një dietë ditore të bazuar në 25- 35 përqind në proteina dhe nën 40 përqind karbohidrate për 3 muaj përpara shtatzënisë për të rregulluar cilësinë e vezës.

4. Perimet dhe frutat që përmbajnë vitamina

Vitamina A mund të nxitë shumimin e qelizave dhe rritjen e qelizave të reja. Vitamina B merr pjesë në procesin e metabolizimit të proteinës dhe yndyrës. Vitamina C forcon sistemin imunitar. Vitamina E forcon cilësinë e spermës. Furnizimi i trupit me të gjitha këto vitaminave mund të përmirësojë gjendjen shëndetësore të trupit, duke rritur shanset për shtatzëni.

5. ushqimet që përmbajnë L-argininë

Ndër ushqimet që përmbajnë L-argininë futen susami, kikirikët, arrat, kandili, ngjalat dhe fruta e tjera të detit përmbajnë L-argininë, një substancë e nevojshme për spermën. Arginina rrit rendimentin seksual dhe përmirëson cilësinë e spermës.

6. Ushqimet e pasura me zink

Ndër ushqimet shtazore , goca e detit përmban më shumë zink. Përveç kësaj, mishi i viçit, mëlçitë e pulës, veza, mishi i qengjit përmbajnë nivel të konsiderueshëm zinku. Në të njëjtën kohë, të gjithë ata që janë vegjetarianë mund ta marrin zinkun nëpërmjet fasuleve, kikirikëve, rrepës së bardhë, lakrës dhe ushqimeve të tjera bimore.

Përveç dietës, një vëmendje duhet t’i kushtohet edhe jetës së përditëshme:

1. Jeta në çift

Nëse një femër mbi 35 vjeç planifikon të mbetet shtatzënë, duhet të bëjë më parë kontrollin mjekësor për të mësuar gjendjen e vet shëndetësore dhe më pas mund të përpiqet për përmirësimin e gjendjes shëndetësore të trupit.

Shtatzënia është një proces që kërkon angazhimin e të dy partnerëve, pasi edhe gjendja shëndetësore e bashkëshortit ka shumë rëndësi për shanset e shtatzënisë. Po ashtu duhet të eliminohen përdorimin e pijeve alkoolike, duhanit, dhe luhatjet e shpeshta të humorit.

2. Pushimi i mjaftueshëm

Në kohët moderne, njerëzit flenë gjumë shumë vonë. Shumë prej nesh qëndrojnë vonë natën dhe flenë gjatë ditës. Ky zakon mund të shkaktojë ndikime negative për funksionet fizike të çiftit, duke ulur shanset e shtatzënisë. Prandaj, çifti që dëshiron të bëhet me fëmijë, duhet të përmirësojë rregullat e punës dhe të pushimit. Duhet të flenë gjumë para orës 22:00, të shmangin lodhjen e tepërt dhe të përpiqet për të lehtësojnë tensionet e ditës.

Si çdo gjë që ka dhe anën tjetër të monedhës, ekzistojnë dhe ushqimet që nuk duhet të konsumoni nëse doni të rrisni shanset për shtatzëninë.

1. Ushqimet pikante

Speci djegës dhe ushqimet pikante në përgjithësi ngacmojnë stomakun dhe femrat që planifikojnë shtatzëninë ose janë shtatzënë nëse konsumojnë ushqime pikante mund të kenë probleme në sistemin e tretjes.

2. Sheqeri i tepërt

Metabolizimi i sheqerit harxhon shumë kalcium brenda trupit. Mungesa e kalciumit gjatë shtatzënisë do të ndikojë në shëndetin e kockave dhe dhëmbëve të fëmijës.

3. Turshi

Turshitë mirë është të evitohen pasi përmbajnë shumë kripë gjë që nuk favorizon shëndetin e nënës së ardhme.

4. Ushqimet që përmbajnë kafeinë

Femrat që janë gati për të mbetur shtatzënë nuk duhet të konsumojnë tepër kafe, çaj ose ushqime të tjera që përmbajnë nivel të lartë kafeine. Sipas studimeve, kafeina mund të ndryshojë nivelin e hormonit të femrës dhe të pakësojë shanset e shtatzënisë.

Përveç këtyre ushqimeve të mësipërme, çifti duhet t’i kushtojë vëmendje kohës së favorshme për ovulacion.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit