0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Urtësia në fatkeqësitë që i ka goditur pejgamberët

Më të lexuarat

Mu siç kujdeset Allahu për pejgamberët, po ashtu edhe i provon ata si të dojë me anë të persekutimeve që ua bëjnë mosbesimtarët.

1‐ Që ata të arrijnë një shkallë, ku do ta meritojnë nderimin e plotë nga ana e tij.

2‐ Që ata të cilët vijnë pas tyre nga populli i tyre të ngushëllohen nëse persekutohen nga njerëzit. Ata do të shohin çfarë u ka ndodhur pejgamberëve dhe të dërguarve, kështu që do të jenë të duruar dhe do të ndjekin shembullin e tyre.

3‐ Që mosbesimtarët të entuziazmohen me mëkatin e tyre dhe kështu ta meritojnë dënimin që u është përgatitur në këtë botë dhe në jetën e përtejme, që Allahu tʹi shkatërrojë për shkak të armiqësisë dhe shkeljes, dhe toka të pastrohet prej tyre.

Ka disa arsye përse Allahu i ka provuar pejgamberët dhe të dërguarit me persekutimin e popullit të tyre. Ai ka urtësi të madhe dhe prej Tij vijnë bekimet. Sʹka të adhuruar veç Tij. [Fundi citatit]

Ibn el‐Kajjim ka thënë në ʺDar el‐Seʹaddehʺ [1/299‐301]:

ʺNëse reflektoni mbi urtësinë e Allahut në atë me çka ai provon robërit e vet dhe të zgjedhurit, me anë të të cilave Ai i drejton ata për të arritur synimet dhe pozitat më të larta, të cilat sʹdo të mund të arriheshin pa prova dhe teste…Në fakt të gjitha këto prova janë një lloj nderi, se ndërsa duken të jenë prova, në fakt ato janë mëshirë dhe bekime. Sa e sa bekime të mëdha nga Allahu janë rezultate të drejtpërdrejta të provave dhe testeve!

Mendoni rreth rrëfenjës së babit tonë, Ademit, alejhis‐selam, dhe sesi përfundoi prova e tij me të qenët e tij i zgjedhur dhe më i afërt ndaj Allahut, si edhe i penduar dhe i udhëzuar, dhe po ashtu i lartësuar në pozitë.

Mendoni rreth rrëfenjës së babait tonë të dytë, Nuhut, alejhis‐selam, dhe sesi prova dhe durimi që pati shekuj të tërë me popullin e vet çuan në fitoren e tij, kur banorët e tokës u mbytën në përgjigje të lutjeve të tij, dhe njerëzimi pas kësaj qenë të gjithë pasardhës të tij. Dhe Allahu e bëri atë të pestin ndër të pestët, domethënë të dërguarit me vullnet të fortë [el‐Ahkaf, 35], të cilët janë pejgamberët më të mirë. Dhe Allahu e urdhëroi pejgamberin dhe të dërguarin e vet, Muhamedin, salallahu alejhi ue selam, që të jetë i duruar si ai, dhe e lavdëroi atë për mirënjohjen që pati, duke thënë:ʺVërtet, ai qe një rob mirënjohësʺ [el‐Isra, 3], dhe Ai e përshkroi atë si të përsosur në durim dhe mirënjohje.

Mendoni rreth rrëfenjës së babait tonë të tretë, Ibrahimit, alejhis‐selam, imamit të monoteizmit [teuhidit] dhe mësuesit të të gjithë pejgamberëve, shtyllës së botës dhe mikut të afërt të Zotit të botëve midis bijve të Ademit. Mendoni në çfarë çuan provat, durimi dhe sakrificat e tij. Mendoni sesi fakti që ai ia ofroi vetveten Allahut dhe përkrahu fenë e tij bëri që Allahu ta merrte atë për mik të afërt [khalil]… Dhe Allahu i shumoi pasardhësit e tij dhe i bekoi ata dhe i shtoi derisa e mbushën botën. Dhe Ai bëri që pejgamberllëku dhe Librat e shenjtë tʹu kufizohen stërnipërve të tij më pas. Dhe Ai e nxori prej tyre Muhamedin, salallahu alejhi ue selam, dhe i urdhëroi ta ndjekin shtegun e babait të tij, Ibrahimit.

Pastaj mendoni për atë që foli me Allahun, Musain, alejhis‐selam, dhe në çfarë çuan provat e tij prej lindjes deri në fundin e jetës së tij, derisa Allahu i foli atij drejtpërdrejt dhe e afroi më shumë nga vetja. Ai e shkroi Torën për të me dorën e vet dhe e ngriti atë në qiejt më të lartë. Dhe Ai e fali atë për çfarë mund të mos ai fal tjetërkujt, sepse ai i hodhi Pllakat për toke dhe ato u thyen, dhe ai e kapi mjekrën e pejgamberit të Allahut, Harunit, dhe e tërhoqi atë nga vetja, dhe ai e goditi engjëllin e vdekjes në fytyrë dhe ia nxori syrin, dhe ai polemizoi me Zotin e vet, në natën e Israsë, në lidhje me të dërguarin e Allahut, por Zoti e deshi atë pavarësisht nga gjithë kjo dhe asgjë nga këto nuk bëri që Zoti të hidhërohej me të, apo që tʹi ulej pozita në shikimin e Allahut. Madje, ai është shumë i afërt me Allahun. Po të mos kishte qenë për shkak të provave dhe fatkeqësive të mëdha, nëpër të cilat ai tashmë pat kaluar për hir të Allahut dhe vështirësitë e pamasa që i përjetoi me Faraonin dhe popullin e tij, pastaj me bijtë e Israilit si edhe dëmin që ata ia bënë dhe durimin me të cilin e mbarti gjithë këtë, ai sʹdo të mund të arrinte gjithë këtë.

Mendoni rreth Mesisë, alejhis‐selam, dhe durimin që pati në ballafaqimin me popullin e vet, rreth përmbajtjes së tij për hir të Allahut dhe sesa shumë iu desh të mbartte, derisa Allahu e ngriti dhe e pastroi nga ata që mohuan dhe u hakmor kundra armiqve të tij, duke i shpërndarë ata gjithandej botës dhe duke ua marrë mbretërinë dhe krenarinë deri në fundin e kohës.

Dhe kur të vini te rrëfenja e pejgamberit, salallahu alejhi ue selam, dhe të mendoni rreth përjetimeve të tij me popullin e vet dhe durimit të tij për hir të Allahut, sesi mbarti gjëra me të cilat nuk u përball asnjë tjetër pejgamber përpara tij, duke u ballafaquar me çdo lloj situate, rehatie e frike, pasurie e varfërie, sigurie e qetësie në vendlindjen e vet, pastaj duke u zhvendosur dhe duke e lënë atë për hir të Allahut, duke u ballafaquar me vrasjet e të dashurve dhe shokëve të vet përpara syve të vet, persekutimet që i bënë mosbesimtarët me fjale e vepra, duke përdor magjinë, rrenat dhe shpifjet kundra tij, por pavarësisht nga kjo, ai qe i duruar në bindjen ndaj urdhrit të Allahut dhe thirrjen e njerëzve për te Allahu. Asnjë pejgamber nuk qe persekutuar në mënyrën që u persekutua apo që përjetoi për hir të Allahut dhe asnjë pejgamber nuk u shpërblye si ai, sepse Allahu e bëri të famshëm [esh‐Sherh, 4], bashkoi Emrin e vet me të tijin dhe e bëri udhëheqës të tërë njerëzimit. Ai e bëri krijesën më të afërt ndaj vetes, e ngriti në pozitën me të lartë përpara vetes dhe e bëri të atillë, ndërmjetësimi i të cilit gjithmonë pranohet.
Kështu, këto prova dhe fatkeqësi qenë në fakt një nder për të, me anë të të cilave Allahu ia shtoi nderin dhe rëndësinë, dhe i dha atij pozitën më të lartë.

Dhe ky është rasti me trashëgimtarët pas tij. Secili ndër ta do të ketë pjesën e vet të provave dhe testeve të cilat do ta ndihmojnë për të arritur përsosurinë sipas pasimit që ia bën pejgamberit./mburoja/kohaislame

Marrë nga ʺBedaʹi‐el‐Feuaidʺ [2/452]

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit