6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Tragjedi në SHBA, nëna vret 4 fëmijët e saj

Më të lexuarat

Një nënë në Florida ka vrarë katër fëmijët e saj të moshës 12-17 vjeç para se të vetëvritej në Port St John. 3 nga fëmijët i kanë trokitur derës së fqinjëve për të kërkuar ndihmë.

33-vjeçarja Tonya Thomas ka qenë shumë e qetë dhe menjëherë ka thërritur fëmijët të ktheheshin në shtëpi e pasi ata e kanë bërë këtë gjë i ka vrarë me disa të shtëna pistolete.

“Sipas fqinjëve ajo ishte e qetë kur doli nga shtëpia dhe i tha fëmijëve të ktheheshin brenda. Më pas janë dëgjuar të shtëna dhe është lajmëruar policia”, tregon Tod Goodyear për Los Angeles Times.

Njëri nga fqinjët i ka rrëfyer sherifit se ka marrë një mesazh nga Tonya në mes të natës ku ajo shkruante se donte që trupi i saj të digjej bashkë me atë të fëmijëve, por ky mesazh është parë vetëm në mëngjes./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit