-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Urtësi e namazit të Bajramit në Namazgjah (Musal-lah) – Nga Shejh Albani

Më të lexuarat

Urtësi e namazit të Bajramit në Namazgjah (Musal-lah)

Shejh Albani thotë:
Muslimanët i kanë 4 tubime të mëdha brenda vitit. Këto tubime dallojnë për nga numri i pjesmarrësve në to.
Tubimi i parë është namazi me
Xhemat.
Tubimi i dytë është Namazi i Xhumasë
Tubimi i tretë është Namazi i Bajrameve
Tubimi i Katërt edhe më i madhi e i fundit është tubimi në Arafat/Haxh.
Ky jo veç që është tubimi më i madh i muslimanëve por mund të jetë edhe tubimi më i madh në botë.
Tubimi i parë bëhet në çdo xhami mahalle, por jo në çdo xhami mahalle falet edhe xhumaja. Sepse xhamia ku falet xhumaja duhet ti mbledh disa lagje, banorët e disa lagjeve, për të qenë ky tubim i dytë më i madh se tubimi i parë. Tani vjen tubimi i tretë. Xhemati që mblidhet në xhamin e lagjes dhe xhemati që mblidhet në xhamitë e mëdha të lagjeve, mblidhen në Namazgjahin (Musal-lan) ku falet namazi i Bajramit.
📚 Marrë nga Kaseta nr. 322

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit