Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës
Sot, më 17 shkurt, e gjithë Kosova, me respekt e pietet shënon katërmbëdhjetë vjetorin e Pavarësisë së saj. Dita e Pavarësisë është ditë që na bënë krenarë, na bënë me dinjitet, e na bënë të barabartë në mesin e të barabartëve.17 Shkurti na rikthen në kujtesën e në vëmendjen tonë sakrificën e brezave për ta realizuar mëvetësinë e vendit dhe popullit tonë.
Të nderuar qytetarë të Kosovës
Dita e Pavarësisë – 17 Shkurti është ngjarja më e rëndësishme për ne dhe si e tillë na bënë krenarë për të kaluarën, të sotmen dhe të ardhmen tonë.Në këtë ditë feste, më lejoni që në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, institucioneve të saj dhe në emrin tim personal, t’ju drejtohem me mesazh urimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, me përgëzimet më të mira, duke lutur Zotin e Madhëruar që të na japë mbarësi në shtetin tonë të lirë e sovran.
Myftiu i KosovësNaim ef. Tërnava