Hiqe nga shtëpia yte ushqimin më të keq dhe më helmues me të cilin po ushqen mendjen, egon dhe shpirtin tënd pa vetëdije!
Hiqe nga shtëpia yte modelin më të fëlliqur për fëmijët e tu, pasojat do i vuash nesër sepse një adoleshent nuk din të dallojë dhe kuptojë qëllimet dhe shthurjet e tyre.
Hiqe nga shtëpia yte, nga dora dhe sytë e bijës dhe birit tënd, hiqe këtë program dhe jepja një libër në dorë se na morri pusi o popull!
Hiqe nga shtëpia mbro moralin, nderin dhe gjithçka që quhet “njerzillëk” se kur të biem në bunar qorrazi ska kush që mund të na bëjë dritë!
Hiqe nga shtëpia dhe mos rreziko fenë tënde të pastër si loti e cila të mëson rrugën e drejtë me parimet e saja.
Hiqe dhe mos e ndiq as vetë as me familje sepse ata po paguhen dhe po jetojnë nga shikueshmëria jonë duke na bërë copë-copë gjënë më të vlefshme, petkun më të bukur që na kishte lakmi bota dikur, e ajo është morali dhe turpi.
Profeti ynë i dashur thotë: ” Nëse ske turp bëj ç’të duash”
Mbro familjen tënde sepse e ke emanet!
Emine Bajrami