14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Urdhri i fundit i Obamës, një sulm në Siri

Më të lexuarat

Urdhri i fundit i Barak Obamës për një sulm ajror në Siri u dha vetëm pak orë përpara se t’i dorëzonte çelesat e zyrës ovale pasardhësit të tij, Donald Trump. megjithatë, sipas Pentagonit, goditja rezultoi tepër e suksesshme.

Më shumë se 100 militantë të Al Kaedës janë vrarë nga bombardimi i kampit të tyre stërvitor në Idlib, në jugperëndim të Alepos. Kampi besohet të ketë qënë aktiv që prej 2013-tës. Në sulm u përfshi një avion bombardues B-52 dhe disa drone të armatosura.

Shkatërrimi i kampit Shaykh Sulayman sipas zëdhënësit të Pentagonit, kapitenit Jeff Davis, i jep një goditje të fortë operacioneve stërvitore të militantëve islamik dhe dekurajon afrimin e grupeve opozitare siriane me ndjekës të Al Kaedës në terren.

Mësymje të tilla shpjegon ai, i reduktojnë ndjeshëm aftësitë e organizatës, e dobësojnë vendosmërinë e luftëtarëve dhe shkaktojnë konfuzion mes radhëve të saj.

Zyrtari i mbrojtjes sqaron se militantët e vrarë nga sulmi i fundit ishte pjesë e asaj që konsiderohet si “bërthamore e grupit terrorist” ku përfshihen dhe operativë të hershëm. Personat në fjalë, që deri vonë qëndronin në Pakistan, besohet të jenë shpërngulur vitin e kaluar në këtë zonë të Sirisë.

Pak orë përpara bombardimit të Shaykh Sulaymanit, një sulm i befasishëm ajror amerikan kundër ISIS-it në Libi i kushtoi jetën më shumë se 80 militantëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit