1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Urdhër i Bashkësisë Islame të Maqedonisë: nga data 12 Maj xhamitë do të jenë në shërbim të xhematit

Më të lexuarat

Bashkësia Fetare Islame në RMV, prej ditëve të para të paraqitjes së pandemisë Covid19, duke patur për qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve si dhe duke marrë parasysh rekomandimet dhe sugjerimet e organeve shëndetësore shtetërore, e duke u mbështetur mbi parimet fundamentale islame, vendosi për pezullimin faljeve të namazave në mënyrë kolektive në xhami.
Bashkësia Fetare Islame me shumë kujdes ndjek përmsimin e gjendjes shëndetësore në vend, uljen e numrit të të infektuarve nga virusi Covid 19 si dhe duke vlerësuar kërkesat e 13 Muftinive, të cilat janë të bazuara në kërkesat e xhemateve, dhe të indinjuar nga veprimet e pakujdesshme të KOM-it, që ka nxitë besimtarët islamë, Rijaseti i BFI-së, në mbledhjen e vet të jashtëzakonshme të mbajtur më 07. 05. 2020 solli vendimin me sa vijon:
*Nga data 12 maj 2020, e martë, xhamitë do të jenë në shërbim të xhematit për të kryer obligimet fetare kolektive.
*Vendim hyn në fuqi nga data e sjelljës së tij.
Vlenë të potencohet se gjatë tërë kohës së pezullimit të namazeve me xhemat në xhami, BFI-ja me të gjitha organet dhe institucionet edukativo-arsimore të saja, në përpikëshmëri u është përmbajtur rekomandimeve të institucioneve relevante për mbrojtjen e shëndetit të popullatës, edhe pse të vetëdijshëm për pasojat e veta. Po ashtu, Bashkësia Fetare Islame ka qenë i vetmi institucion fetar në vend, që publikisht ka kërkuar nga besimtarët islamë që t`u përmbahen rekomandimeve për ruajtjen e shendetit, edhe pse për këtë askush nga organet kompetente nuk dha ndonjë vlerësim pozitiv për BFI-në, por, përkundrazi disa qarqe të afërta me pushtetin, vazhdimisht e sulmonin BFI-në dhe kreun e saj.
Shpresojmë se ky vendim i Rijasetit do të gjejë mirëkuptimin e organeve kompetente shtetërore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit