1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Urbanistika e Mekës gjatë erës osmane

Më të lexuarat

Një ferman që tregon ndjeshmërinë e ndërtimeve pa kriter rreth Qabes

Në 1574 sulltan Selimi II i njohur edhe si Selim Sarhoshi ndaloi ndërtimin e ndërtesave në afërsi të Mesxhidi Haremit, që ishin mbi pesë metra të larta. Në këtë ferman sulltan Selimi i shkruan Shejhul Islamit Kadi Hysenit, duke e urdhëruar atë të ndjeki ankesat e bëra nga disa haxhinj.

Era e keqe që vinte nga shtëpitë në afërsi duhej të largohej.

Banesat në afërsi të Haremit të prisheshin dhe të bëhej më tepër vend për haxhinjtë.

Ndër ato banesa ishte njëra që i përkiste Sulltan Selimit, që jepej me qera 120 monedha të arta, të cilat duhet të shpenzoheshin për të mirën e haxhinjve, t’u ofrohej atyre ujë i pastër dhe për këndimin e sures Fet’h.

Kadiu urdhërohej t’i prishte shtëpitë dhe t’u jepte shërbimet haxhinjve, duke përdorur financat e thesarit të shtetit në Jedah.

Në ferman shënohet që ka ndërtesa të larta që e mbulojnë pamjen e Qabes (këto banesa i përkisnin kryesisht rafidive që ishin angazhuar në akte mosrespektuese). Ndërtesat duhet të shkatërrohen dhe asnjë ndërtesë nuk duhet të kalojë lartësinë e gjashtë arshinëve – pesë metrave.

Ai e mbyll me fjalët: “Kjo tani është vetëm përgjegjësia jote, ti duhet të veprosh menjëherë pa vonesa, justifikimet nuk do të tolerohen”.

Faqja Ismailoglu në Twiter X

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit