0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ura “Çanakkale 1915”, Erdogani e përuron në 107-vjetorin e Fitores Detare të Çanakalasë

Më të lexuarat

Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të inaugurojë sot (18 Mars 2022), në 107-vjetorin e Fitores Detare të Çanakalasë, Urën “Çanakkale 1915”.

Me anë të Urës “Çanakkale 1915”, e cila është 4.608 metra e gjatë, ka “hapësirën qendrore më të gjatë botë” dhe njihet si “ura e simboleve” për nga karakteristikat dhe detajet e saj inxhinierike, koha e udhëtimit ndërmjet kontinentit aziatik dhe atij evropian do të shkurtohet në 6 minuta.

Për kabllon kryesore të urës, e cilësuar si projekti “i sipëroreve” dhe e pozicionuar ndërmjet distrikteve Lapseki dhe Gelibolu të Çanakalasë, janë përdorur 162.000 kilometra tel, një gjatësi kjo sa 4-fishi i asaj të ekuatorit.

Hapësira qendrore prej 2.023 metrash e urës simbolizon 100-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë dhe kullat e saj të çelikta me lartësi 318 metra simbolizojnë datën e Fitores Detare të Çanakalasë: 18 Mars 1915.

Kullat në ngjyrë të kuqe e të bardhë, me lartësi totale 334 metra, përfaqësojnë flamurin turk dhe njëherësh i japin projektit titullin “ura e varur më e lartë në botë”.

Përpara inaugurimit të Urës “Çanakkale 1915”, Presidenti Erdogan do të marrë pjesë në ceremoninë me rastin e 107-vjetorit të 18 Marsit – Dita Përkujtimore e Dëshmorë dhe Fitorja Detare e Çanakalasë, e cila do të organizohet në Monumentin e Dëshmorëve. /trt

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit