Universiteti i Prishtinës ka marrë vendim që 5 studentë të cilët kanë kryer studimet Bachelor në kolegjet private të mund të pranohen në UP për studimet Master.
Këta 5 studentë fillimisht do t’u nënshtrohen 5 provimeve shtesë plotësuese para se të fillojnë vitin e rregullt akademik.
Në universitetin e Prishtinës thonë se këto provime shtesë nuk bëhen për shkak të cilësisë së kolegjeve private por për shkak të programit.
Për një vit në Universitetin e Prishtinës pranohen 500 studentë në studimet Master./kohaislame