10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

ERDOAN: PARTIA AK KA NORMALIZUAR TURQINË

Më të lexuarat

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan në fjalimin e tij të kongresit të Partisë AK tërhoqi vëmendjen në ndryshimet e bëra gjatë 11 viteve.

Kryeministri turk tha se Partia AK ka normalizuar Turqinë dhe u shpreh me fjalët: “Pavarësisht të gjitha kërcënimeve dhe pengesave ne kemi luftuar dhe do ta vazhdojmë këtë luftë ndaj parazitëve që kanë shteruar energjinë e vendit”.

“Partia për Drejtësi dhe Zhvillim është një parti që ka normalizuar Turqinë. Partia AK është një parti që ka lënë mënjanë shqetësimet dhe i është përkushtuar drejtësisë, mirëqenies dhe ligjit. Është parti e stabilitetit të sigurisë.

Ne për 10 vjet nuk kemi ndërhyrë në mënyrën e jetesës së askujt dhe nuk do të lejojmë që të ndërhyhet edhe në të ardhmen. Ne nuk jemi përzier as në të ngrënën as në të pirën, as në të veshur as në mënyrën e jetesës së askujt dhe s’do ta bëjmë as në të ardhmen.

Ne, pavarësisht të gjitha kërcënimeve dhe pengesave, pavarësisht të gjitha skenarëve të errët kemi luftuar me mish e me shpirt ndaj atyre që kanë shteruar energjinë e vendit. Ne nuk do të ndalojmë përpara ndërhyrjeve që qëndrojnë si një element frike përpara politikës, ne luftuam, u kërkuam llogari dhe hapën rrugën për të bërë diçka të tillë”. u shpreh Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit